fbpx

SHBA: Liderët politik të ndalojnë me retorikë nxitëse dhe sulmet ndaj ambasadorëve

-

Departamenti shtetëror amerikan sot shprehi shqetësim për shkak të situatës tensionuese në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe u bëri thirrje liderëve të partive politike që të ndalojnë me retorikën negative.

“Jemi të brengosur për shkak të rritjes së tensioneve në Maqedoni sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë politik, që jep leje për sulmimin e institucioneve demokratike dhe ambasadorëve të akredituar në Maqedoni” deklaroi zëdhënësi i Departamentit, Xhon Kirbi.

Ai tha se liderët politik duhet të fokusohen në formimin e qeverisë së re dhe kthimin e vendit në rrugën euro- atlantike.

“U bëjmë thirrje liderëve politik që të ndalojnë me sulme të pabazuara, të respektojnë procesin demokratike dhe të lejojnë formimin e qeverisë së besueshme dhe stabile, që do t’i përkushtohet sundimit të së drejtës, përgjegjësisë dhe të drejtave esenciale. SHBA janë të gatshëm të ndihmojnë këtë qeveri për t’i realizuar synimet afatgjate për euro- integrime” shtoi më tej Kirbi.

Deklarata e Departamentit shtetëror amerikan vjen pasi kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të shtunën para shtabit përmes vendimit partiak u bëri thirrje ambasadorëve se ata gjoja përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë. Një ditë pas deklaratës së Gruevskit, në protestë para KSHZ-së, mbështetësit e VMRO DPMNE dolën me pankartë ku shkruante “Bejli, largoi duart nga Maqedonia” ndërsa mbrëmë në internet u paraqitën edhe fotografi mortore nga ish ambasadorë dhe të tanishëm amerikan dhe evropian,.

Mbrëmë me reagim të ngjashëm doli edhe Komisioni Evropian, i cili shprehi shqetësimin për shkak të ngjarjeve në Maqedoni, retorikën negative të politikanëve dhe bëri thirri për sjellje përgjegjëse.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.