fbpx

Tendë- demokracinë e shpiki VMRO DPMNE ndërsa LSDM vetëm e vazhdon dhe e mbindërton

-

Nxënësit e shkollave të mesme tanimë tre ditë po bëjnë kamping para Ministrisë së arsimit për të kryer presion që të dëgjohen dhe bashku me MASH-in të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre rreth maturës shtetërore.

Nëse shteti së shpejti nuk e zgjidh çështjen e ushtarëve profesionist mbi 35 vjet, edhe ata do të bëjnë kamping para Ministrisë së mbrojtjes. Ato dje dolën në rrugën për të treguar edhe njëherë kërkesat e tyre, por thonë se kjo është hera e fundit që në këtë mënyrë të kërkojnë zgjidhje për statusin e tyre.

Protestë me vendosjen e tendave dhe kamping paralajmëroi edhe LSDM-ja opozitare, si presion ndaj Qeverisë për t’i pranuar kërkesat e tyre. Edhe pse ende nuk dihet data e saktë, është e njohur se në parti po bëhen listat e personave që do të bënin kamping para godinës së Qeverisë në rrugën “Ilindenska nr.2”.

средношколци МОН

Megjithatë, tendë- demokracia nuk është risi tek ne dhe nuk është e panjohur për partinë opozitare.

Më 23 dhjetor të vitit 2012, një ditë para ngjarjeve të 24 dhjetorit, kur dhunshëm u dëbuan deputetët opozitar dhe gazetarët nga Kuvendi i R. së Maqedonisë, LSDM-ja natën e kaloi tek parku “Zhena Borec”. Opozita vendosi tendë ndërsa para qytetarëve u drejtuan liderët e të gjitha partive të bllokut opozitar.

sator na sdsm pred sobranie

Ndërsa historia praktikimin e demokracisë së këtillë në Maqedoni e njeh në vitin 1997.

Ndryshe, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në janar të vitit 1997protestuan për “bashkimin e gjuhës maqedonase”.

Para se t’i vendosin tendat, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme protestuan 30 ditë.

Ndërsa protestat filluan për shkak të propozim- ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Akademinë pedagogjike, që e përpiloi ministrja e atëhershme e arsimit, Sofija Todorova. Prej saj ishin të pakënaqur të gjithë, studentët, profesorët, partnerët e koalicionit në Qeverinë e LSDM-së, PPD-së dhe opozitës. Ligji atëherë parashihte studentët shqiptarë në akademi procesin ta ndjekin në gjuhën e tyre amë. Studentët maqedonas dhe Akademia pedagogjike (AP), në krye me kryetaren e organizatës studentore, Mirjana Kitanovska, kërkonin tërheqjen e ligjit dhe miratimin e ligjit për arsim të lartë, por edhe dorëheqje të parevokueshme të ministres Todorova dhe kryetarit të Lidhjes së studentëve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Më 27 janar, dy ditë para fillimit të debatit parlamentar për ligjin, në opinion u publikua letra e firmosur nga 460 profesor dhe asistent të universitetit të Shkupit, ku parashihet se me ligjin për fakultetin pedagogjik bëhet “hap përpara në promovimin e multi- gjuhësisë në Maqedoni, ndryshimin e Kushtetutës si dhe ndarjen dhe federalizimin e shtetit”.

Megjithatë, Kuvendi me 54 vota “për”, 12 “kundër” dhe tre “abstenime” miratoi ligjin për fakultetin pedagogjik.

Atëherë, studentët mes të cilëve edhe Vlatko Gjorçev, Filip Petrovski, Aleksandar Pandov vendosën tenda përballë Kuvendit dhe filluan grevë urie. Pas disa ditëve, gjashtë prej studentëve përfunduan në Klinikën e toksikologjisë, pas çka u ndërpre protesta ndërsa gjithashtu u larguan tendat.

Prej në mars deri në qershor të vitit 2007 grevistët me tenda protestonin në parkun përballë Kuvendit. Katër muaj ata jetuan në atë vend pa kurrfarë paralajmërime konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe pa kurrfarë të holla në xhep. Pas thuajse 120 ditë protestë dhe pas përkeqësimit të shëndetit të tyre, ata i larguan tendat.

strajk so glad

 

 

 

stecajci sobranie

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.