fbpx

Serbia ndalon ekskursione në Itali, Ademi pret udhëzime nga autoritetet shëndetësore

-

Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik në Serbi u ka urdhëruar sot të gjitha shkollave të mesme të shtyjnë udhëtimet studimore dhe ekskursionet në Itali për shkak të epidemisë së koronavirusit. Ndërkohë, Ministria jonë e arsimit dhe shkencës (MASH) është duke pritur udhëzime nga Komisioni për sëmundje infektive, njofton Meta.mk. 

Në Itali, deri tani kanë vdekur pesë persona nga ky virus, ndërsa 219 janë të infektuar. Shumica e të infektuarve janë në provincat Lombardi dhe Veneto.

“Ministria e arsimit dhe shkencës në rastet e intensifikimit të sëmundjeve infektive dhe viruseve në vend ose ndërkombëtarisht, gjithmonë i ndjek rekomandimet e institucioneve të tjera kompetente të shëndetit publik, në këtë rast nga Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive. Nëse merret vendim për të aplikuar masën parandaluese / rekomandim që do të vlejë për nxënësit, përfshirë edhe udhëzimet për kufizim të udhëtimit në vende dhe rajone të caktuara, publiku dhe shkollat ​​do të informohen menjëherë”, thonë prej atje për “Meta.mk”.

Zyrtarët kompetentë në MASH theksojnë se lëvizjet e nxënësve brenda dhe jashtë vendit janë me pëlqimin e prindërve të nxënësve, të cilët gjithashtu duhet të ndjekin rekomandimet e autoriteteve përkatëse shëndetësore.

Edhe pse numri i rasteve të reja të konfirmuara të virusit “Kovid-19” në Kinë është në rënie, tani virusi ka filluar të përhapet në të gjithë botën.

Gjatë fundjavës, numri i të infektuarve në Itali përnjëherë u rrit në më shumë se 150. Qeveria italiane i ka “mbyllur” zonat më të prekura në veri – Lombardia dhe Veneto, duke shqiptuar dënime për këdo që kapet duke provuar të hyjë ose të largohet nga këto zona.

Vendet evropiane me koronavirus janë ka persona të infektuar në Belgjikë, Itali, Suedi, Finlandë, Spanjë, Gjermani dhe Francë.

Autoritetet tona shëndetësore sigurojnë që situata po ndiqet me nivel të rritur të vigjilencës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.