Selmani: Bisedimet për mediumet janë bllokuar me faj të pushtetit

-

Nuk e dimë nëse bisedimet për mediumet do të vazhdojnë. Unë sinqerisht prisja një raport të këtillë nga pushteti sepse mendoj se për ta mediumet janë instrument i rëndësishëm në mbajtjen e pushtetit, sesa të themi prokurori apo heqja dorë nga disa poste ministrore sepse sistemi i qeverisjes së kësaj garniture qeveritare është i tillë ku pa mediume nuk do të mund të sheshin tregimin për të cilin e bindin opinionin maqedonas, thotë Naser Selmani kryetari i SHGM-së në intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

“Mendoj se bisedimet janë bllokuar për fajin e partive në pushtet. Është e çuditshme që BDI në fillim mbështeste propozimet e z. Vanhoute ndërsa në ndërkohë tani kanë hequr dorë dhe janë pozicionuar drejt VMRO DPMNE-së, ku praktikisht propozojnë asgjë të mos ndryshoj. Me siguri këto janë raportet mes partnerëve të koalicionit dhe ne mundemi vetëm të supozojmë se çfarë qëndron prapa mendimit të BDI që të heq dorë nga mbështetja e qëndrimeve të Vanhoute. Me siguri bëhet fjalë për presione, kërcënime, vetëm ata dinë, por është e rëndësishme që në bisedime kemi pozicion të tillë që opozita i mbron qëndrimet e z. Vanhouzte ndërsa pushteti fuqishëm kundërshton” deklaroi Selmani.

Ai thotë se në ka zgjedhje me këto mediume, njerëzit do të jenë edhe më të hutuar për ofertën që e kanë në tavolinë.

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...