fbpx

Fshatrat nga rrethina e Manastirit tërësisht nën ujë

-

Sme shi përfshiu edhe fshatrat më të afërt përreth Manastirit të cilat janë tërësisht të vërshuara. Në Kravar, Optiçar, Poeshevë, Logovard, Orizare të Poshtme, Karaman dhe Trn qytetarët me çizme futen nëpër shtëpitë e tyre ndërsa disa të ngujuar nga uji fare nuk dalin nga shtëpitë.

Me pompa secili nga pronarët përpiqet të zvogëlon sasinë e ujit nga brendia e objekteve, por uji përsëri vërshon. Banorët ankohen se gjatë verës kanë alarmuar se kanalet janë përplot dhe vërshime mund të ketë edhe prej shiut më të thjeshtë.

-Ja çfarë na ndodhi edhe pse kemi paralajmëruar me muaj të tërë. Tek unë në shtëpi duhet të futemi me çizme sepse uji është deri në gjunj. Këtë e ndjej si dënim, jemi pa ndihmë- thotë një banor i fshatit Kravar.

Shtabi i krizave në Manastir sot doli në terren dhe vetëm e vërtetoi gjendjen me vërshimet në fshatrat që janë vetëm 1 deri 2 km nga qyteti. Mekanizimi i ndërmarrjeve komunale sot bënte pastrimin e kanaleve. Kritike është në fshatrat Karaman dhe Trn.

-Edhe në fshatrat tona kishte vërshim të ujit, në Kravar, Egri, Opshtiçar e deri në Kremenicë, intervenojmë me pompa ndërsa në ndihmë na doli edhe zjarrfikësit e Manastirit. Shumë fshatra janë të përfshirë nga vërshimet edhe në anën tjetër të Manastirit në Karaman dhe Trn. Shtabi i krizave më informoi për një rast specifik të derdhjes së lumit Crna tek Loznani. Kapacitetet e lumit Crna dhe kanalet nuk mjaftojnë që t’i pranojnë këto ujëra në fushë, madje edhe  nëse ato janë të pastruara. Nëse ka nevojë ne jemi të gatshëm për evakuim të popullatës në këtë fshatra kritike- thotë kryetari i Manastirit, Vladimir Talevski.

Megjithatë, situata më e rëndë është në Pelagoni gjegjësisht në komunat Mogila dhe Novac. Atje sot ishte ministri i financave, Zoran Stavrevski, i cili personalisht konstatoi se gjendja në këtë rajon është serioze. Stavrevski paralajmëroi se nëse nevojitet në Pelagoni do të intervoj policia dhe ushtria që pasojat të jenë më të vogla.

-Në komunën Mogila gjendja është serioze ndërsa në disa vendbanime, uji përveç në fushë është futur deri tek shtëpitë ndërsa në disa shtëpi janë përmbytur vetëm podrumet. Ka dëme materiale dhe është e nevojshme që në terren të angazhohet mekanizimi dhe të bëhen përpjekje shtesë që të pengohet pasojat më të mëdha- thotë Stavrevski.

Gjithashtu pasojat nga moti dhe reshjet e shiut ndjehen në fushën që është pjesë e komunës Novaci, si pasojë e vërshimit të ujit. Megjithatë, këtu minimale janë rreziqet për jetën e qytetarëve, pronës, bagëtive- konstatoi ministri Stavrevski.

-Në Novaci para se gjithash kemi dëmtim të fushave nga vërshimi i ujit të lumit Crna. Por megjithatë këtu ka organizim të mirë, komuna, banorët dhe Shtabi i krizave dhe për këtë pasojat janë më të vogla.

A.B

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.