fbpx

Sektori civil me letër deri te Han: Të anulohen zgjedhjet e parakohshme

-

Më shumë se 70 shoqata civile, platforma dhe nisma sot dërguan letër deri te komisari Johanes Han dhe faktorët tjerë ndërkombëtarë, aktiv në zgjidhjen e krizës politike, me të cilën treguan se në këtë moment nuk janë përmbushur kushtet kyçe dhe nuk ka atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Duke marrë parasysh gjithë këtë, ne, organizatat qytetare kërkojmë nga BE dhe SHBA dhe nga të gjithë faktorët tjerë vendor dhe të huaj të përfshirë në zgjedhjen e krizës të marrin parasysh dhe vlerësojnë argumentet tona dhe të shtyjnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në momentin që do të plotësohen elementet thelbësore të Marrëveshjes së Përzhinos dhe prioritetet urgjente të reformave që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Qëllimi jonë i vetëm është mundësimi i një atmosfere të vërtetë fer, demokratike dhe të lirë për zgjedhje në të cilat do të besojnë të gjithë dhe në të cilat qytetarët do t’i njohin si artikulim të vullnetit të tyre për zgjedhje politike- tha Fani Karanfilovska- Panovska, drejtore ekzekutive e Fondacionit “Shoqëria e hapur”.

Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian theksoi se KSHZ nuk është konstruktuar tërësisht dhe se nuk funksionon me kapacitet të plotë, se pastrimi i listës zgjedhore ende s’ka filluar dhe se nuk ka marrëveshje për mediumet.

“Të gjitha këto procedura kërkojnë një periudhë së paku një deri më dy muaj për përgatitje institucionale, ndërsa për spastrimin e listës zgjedhore janë të nevojshme së paku tre deri katër muaj punë intensive. Nëse ky proces nuk përfundon para fillimit të fushatës zgjedhore, atëherë zhvillimi i zgjedhjeve bëhet mjaft i rrezikshëm dhe krijon hapësirë për thellim serioz të krizës politike prej të cilës qytetarët dhe shteti do të kenë dëm të madh” tha Mariçiq.

Shoqatat civile në letër i treguan Hanit se VMRO DPMNE dhe BDI si parti në pushtet, vazhdimisht ngadalësojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ata apeluan deri te partitë politike që të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë demokratike dhe me urgjencë të zbatojnë zgjidhjet e arritura.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.