Sot në Kuvend bëhet leximi i dytë i Ligjit për arsimin lartë
Shumica e anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese miratuan në lexim të dytë ndryshimet kushtetuese që propozon Qeveria.
Kundër tyre ishin vetëm deputetët e PDSh-së, të cilët thanë se këto amendamente nuk janë prioritare në një kohë kur shënohet papunësi dhe varfëri e lartë.
Amendamentet kushtetuese parashohin veç të tjerash përcaktimin e martesës si bashkësi ndërmjet burrit dhe gruas, përcaktimin e tavanit të borxhit publik, formimin e zonave financiare dhe vendosjen e një mjeti të ri juridik që quhet “ankesë kushtetuese”.
Pas miratimit në lexim të dytë nga ana e komisionit amë, amendamentet duhet të miratohen në seancë plenare më 20 janar.