Hilari Klinton  dootë jetë kjo gara e dytë në përpjekje të marrë postin më të pushtetshëm në botë, një post që në historinë e deritashmë 238 vjeçare të Amerikës nuk e ka mbajtur ndonjë grua.

Tashmë është lajm kryesor në Amerikë paralajmërimi se të dielën, pra sot, ish zonja e parë, ish senatore dhe ish Sekretare e Shtetit, Hillari Klinton, do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e saj për presidente për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA në nëntor, 2016.

Do të jetë kjo gara e dytë e Clinton në përpjekje të marrë postin më të pushtetshëm në botë, një post që në historinë e deritashmë 238 vjeçare të Amerikës nuk e ka mbajtur ndonjë grua. Në garën më 2008 ajo humbi luftën brendapartiake për nominim nga presidenti i tashëm, Barack Obama.

Hëpërhë Clinton gëzon një mbështetje të madhe nga Partia Demokratike, e pakontestueshme dhe e pasfiduar nga ndonjë tjetër kandidat brendapartiak për marrjen e nominimit. Publiku amerikan që sipas sondazheve e mbështet rreth 50 për qind, që është mbështetja më e lartë për një kandidat të mundshëm, sikur ndjen se i ka mbetur borxh Klinton në zgjedhjet e vitit 2008.