Shpejtësia maksimale e qarkullimit të automjeteve do të jetë 50 kilometra në orë, e jo më si më parë 60 kilometra në orë. Këto parashohin ndryshimet e fundit të Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, i cili është përpiluat dhe duhet të jetë në procedurën e Kuvendit, për “Metën” konfirmojnë nga MPB-ja.
Siç informojnë nga MPB-ja, ky është i vetmi ndryshim më i madh për sigurinë në trafik në pjesën e kufizimeve të shpejtësisë nëpër rrugë. Ky ndryshim është themeluar me rekomandimet dhe përvojat e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, të cilët më herët kanë zbatuar kufizimin prej 50 kilometrash në orë nëpër vendet urbane, dhe ky kufizim funksionon edhe në trafikun urban të shteteve fqinje.
– Kufizimi i shpejtësive, si dhe politika ndëshkuese me Ligjin e ri për sigurinë e trafikut rrugor mbetet e njëjtë, ndryshimi i vetëm mbetet shpejtësia maksimale e vendeve urbane, në pajtim me praktikën evropiane shpejtësia maksimale është zvogëluar nga 60 në 50 kilometra në orë – thonë nga MPB-ja.