fbpx

Arrihet marrëveshje: Zgjedhje të parakohshme më 24 prill me 100 ditë qeveri kalimtare

-

Liderët e katër partive politike me ndërmjetësim me euro- komisarin për zgjerim, Johanes Han, pas bisedimeve disa- orëshe vonë mbrëmë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike në shtet.

“Arritëm marrëveshje, e firmosur nga liderët e katër partive më të mëdha dhe jam i kënaqur nga marrëveshja” deklaroi Han pas takimit me liderët e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, LSDM-së, Zoran Zaev, BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi.

Han theksoi se liderët janë pajtuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se fokusi më tej do të jetë për zbatimin e raportit të Pribes dhe rekomandimeve tjera të KE-së.

This agreement keeps the door open for the #Euro-Atlantic perspective and boosts #rule of law reforms. 2/2

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se kriza politike në Maqedonia është zgjidhur

“Perspektivat evropiane në R. e Maqedonisë ngelin të hapura ndërsa ekonomia lirohet nga prangat e imponuara nga kriza politike dhe do të vazhdoj të rritet, që do të thotë vende të reja të punës dhe investime” deklaroi Gruevski.

Ai gjithashtu shpjegoi se sipas marrëveshjes prej tani e deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 100 ditë para zgjedhjeve qeveria do të tërhiqet dhe do të formohet qeveri tjetër për zbatimin e zgjedhjeve.

“Që mos të mund dikush të ketë alibi dhe pretekst për rezultatet zgjedhore, u pajtuam, duke filluar prej 20 tetorit, e deri në zgjedhje, LSDM në konsultim paraprak me VMRO DPMNE-së dhe BDI-në të ofroj propozim për ministër teknik për punë të brendshme” tha Gruevski.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se marrëveshja e sotme është konfirmuar ajo që partia e tij dhe partnerët e koalicionit e kanë theksuar në projektin “E vërteta për Maqedoninë” dhe se përveç në MPB, LSDM do të propozoj edhe ministër për punë dhe politikë sociale.

Më 15 shtator do të zgjidhet prokurori special, i cili do të ngarkohet që të zbatoj hetim për përmbajtjes, dëshmitë dhe argumentet e bisedave telefonike.

“Atë që premtuam e arritëm, kërkuam dhe insistuam dhe u arrit që Nikola Gruevski të mos organizojë zgjedhjet”, deklaroi Zaev pas firmosjes së marrëveshjes.

Opozita në fillim të shtatorit do të kthehet në Parlament.

Han paralajmëroi se javën e ardhshme në Bruksel do të mbahet takim i Këshillit të BE-së, ku do të shqyrtohen reformat, dialogu në nivel të lartë do të vazhdoj në shtator.

“Jam i kënaqur me atë që u arrit. Me këtë marrëveshje tani do të hapen dyert për vendin për integrim në NATO dhe BE. Duhet të jemi krenarë me liderët”, deklaroi Hahn pas takimit.

Ai kishte edhe biseda telefonike me ndihmës sekretaren shtetërore të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland.

– Kjo u konfirmua edhe nga miqtë tanë amerikan, por duhet të themi se bëhet fjalë për marrëveshje evropiane- tha Han.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.