LSDM: Zvërleski nuk ka as kredibilitet moral e as profesional të sjell vendime

-

“Materialet nga përgjimet dhe përmbajtjet e saj janë nën kompetenca të prokurorit publik special dhe ai është i vetmi i cili në procedurë të pavarur dhe të paanshme, i liruar nga duart e Gruevskit mund të sjell vendim të cilin do ta respektojë opinioni”, ka thënë në konferencën për shtyp të sotme, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai thotë se është dëshmuar “joprofesionalizimi i Marko Zvërleskit, i cili është në linje të drejtpërdrejt me Gruevskin”. Gjithashtu  Shilegov thotë  dhe se më kot “Zvrleski dëshiron të tregoj se gjoja ka filluar të punojë”

“Gjysmë viti nga publikimi i dëshmive nga përgjimet dhe nga ngritjet e padive, nuk është iniciuar asnjë procedurë për funksionarët,  përgjegjësinë e të cilës e fsheh ai. Zvrelvski asnjëherë nuk ka guxuar të përmend emrin e Nikolla Gruevskit, e lerë më të merr atë në pyetje, përkundër skandalit të madh me tokat në Vodno në të cilën është i përfshirë Gruevski si kryeministër. Prokurori nuk ka vepruar pas asnjë bisede të publikuar nga përgjime, për të cilat nuk është ngritur padi penale,e  sidomos materialet që zbulojnë krimin me autostrada, në të cilat është i përfshirë  Gruevski, me indikacione serioze ku kërkon ryshfet 15 dhe 18 milion euro. Përveç Mijllkovit, asnjë nga funksionarët e lartë partiak, që janë të përfshirë në skandal nuk janë thirr në hetime. Për asnjërin prej tyre nuk ka masë sigurie”- “tha Shilegov.

Zëdhënësi i LSDM-së shtoi se ata akoma kryejnë funksionet e veta, e mund të pengojnë hetime, të ndikojnë te dëshmitarët ose të asgjësojnë provat. Shilegov tha se Zverlevski për këto lëndë nuk mund të sjell vendime në bazë të lëndëve.

_ Zvërlevski nuk mundet dhe nuk guxon të sjell vendime për këto lëndë sepse nuk ka integritet dhe as kredibilitet profesional. Dhe pikërisht për këtë është vendosur që të angazhohet prokuror special. Asgjë nuk është shpjeguar, asgjë nuk është gati. Gjëja e vetme që mund të bëjë Zverlevski është të jep dorëheqje- tha Shilegov.

 

 

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...