fbpx

LSDM: Në Maqedoni fëmijët vdesin urie

-

Në shekullin XXI në Maqedoni fëmijët vdesin urie. Maqedonia filloi t’i ngjajë Afrikës, akuzojnë nga LSDM-ja.

Vetëm para tri ditëve në Klinikën për Sëmundjen e Fëmijëve vdiq një fëmijë dyvjeçar. I uritur, i ngrirë dhe zemra e tij u dorëzua në duart e mjekëve, të cilët nuk ia dolën ta shpëtojnë. Fëmijët u bënë viktima të sistemit i cili ka për detyrë të kujdeset për to, t’i mbrojë  dhe t’i mbrojë nga çdo lloj keqpërdorim- akuzoi Mila Carovska, kryetare e Komisionit të Punës dhe Politikës  Sociale të LSDM-së.

Ajo akuzoi shërbimet sociale të cilët kanë për detyrë të parandalojnë kështu rastesh, thuajse fare nuk janë në terren dhe nuk përcjellin gjendjen e familjeve.

Në vend që në këto institucione të investohet, sipas të dhënave  statistikore numri i punonjësve të administratës në Qendrat e Sociale është 30  për qind nga numri i punonjësve sociale i cili nga viti në vit është në rënie.  Se duhet të alarmohet për varfërinë e fëmijëve në Maqedoni, flet edhe Raporti i sivjetmë i Ambasadës së Parë të Fëmijëve “Megjashi”. Në linjën e tyre telefonike SOS, fëmijët kanë denoncuar varfërinë në familjet e tyre! 55 fëmijë kanë kërkuar ndihmë financiare. Kjo flet se ekzistenca familjare është mos më keq dhe e se gjithë  kjo varfëri është e dhimbshme dhe e tmerrshme që mundon shpirtin e pastër dhe të brishtë të fëmijëve.

Maqedonia fillon t’i ngjajë Afrikës- thotë Carovska

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.