“Subvencionet nuk janë pjesë e vullnetit të mirë të pushtetit të Gruevskit, por janë obligim i shtetit ndaj bujqëve, i garantuar me ligj. Prandaj Qeveria ndryshon ligjin. Kjo tregon se ajo nuk ka për qëllim t’i ndihmojë bujqët, por ka për qëllim ta mbrojë veten nga obligimet ndaj tyre dhe ta rimbush arkën e zbrazët të buxhetit”, thonë nga LSDM-ja.

– Për të mirën e tyre, ajo do t’ua zëvendësonka subvencionet të cilat ua ka borxh, me borxhet e bujqëve për marrje të tokës me qira, me kompensimin për ujin e shfrytëzuar, me taksën e kullotave, me pagesat publike. Së pari, nëse ekzistojnë bujq të cilët ende nuk kanë shlyer faturat, dhe e dijnë se pa këtë nuk u miratohen subvencionet e reja, a do të thotë kjo se pushteti pranon se paska miratuar subvencione në mënyrë jashtëligjore? Nëse rasti është ky, atëherë cilat borxhe do t’i këmbejë shteti me subvencionet e papaguara bujqëve? – thotë Tatjana Prentoviç, kryetare kjo e Komisionit për Bujqësi të LSDM-së.

Ajo pyeti se për cilin vit do të shkurtohen subvencionet për shlyerje të borxheve ndaj shtetit?