Kryetari i VMRO DPMNE-së dhe kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nesër do të takohen sërish në Strasburg, në përpjekje për ta zgjidhur krizën politike, konfirmoi për “Meta-n” Ilija Dimovski, deputeti i partisë në pushtet.

Nga VMRO DPMNE mësojmë se ata nuk kanë ndërmend të pranojnë qeveri kalimtare. Kategorik në kërkesat e tyre janë edhe nga LSDM.

Petre Shilegov, zëdhënës i partisë për “Meta-n” deklaroi se edhe më tej ngel propozimi i LSDM-së, nëse kjo ndihmon për daljen nga kriza, të dy liderët, edhe Zaev edhe Gruevski të japin dorëheqje.

Shilegov konfirmoi se emrat që kohën e fundit përmendet në opinion si kryeministër të qeverisë kalimtare janë vetëm spekulim.