fbpx

LSDM: Protesta do të mbahet të dielën, në orën 14:00

-

Më 17 maj prej orës 14 do të mbahet protestë e madhe civile kundër sundimit të dhunshëm, famëkeq dhe kriminel të Nikolla Gruevskit, njoftuan nga LSDM.

“Ju bëjmë thirrje maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, romëve, turqve, boshnjakve, vllahëve, të gjithë që ia duan të mirën Maqedonisë që të përfshihen në protestën e madhe. Së bashku, të bashkuar, të afruar, të dërgojnë porosi deri tek Nikolla Geuevski, personi i cili shkatërroi të tashëm dhe po e prish të ardhmen e atdheut tonë, se ai patjetër duhet të largohet. Të gjithë së bashku të dalim në protestë të qetë kundër skenarëve të errët dhe përpjekjeve për destabilizim të Maqedonisë. Të bashkuar kundër dhunës dhe krimit të pushtetit jolegjitim të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Të bashkuar për kthimin e vlerave evropiane dhe qetësisë në Maqedoni. Është kryer Gruevski. Maqedonia ka ngritur kokën. Të dielën, në Shkup, fillon kthimi i lirisë dhe demokracisë- tha sot sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.