fbpx

LSDM ngriti kallëzime penale kundër Mijalkovit, Kostovës dhe Hakijnit

-

LSDM sot deri tek prokuroria themelore publike për krim të organizuar dorëzoi kallëzime penale kundër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, gjykatëses në gjykatën e lartë administrative Svetlana Kostova dhe shtetasit të huaj, Haim Hakijni. Veprat penale me të cilat akuzohen personat në fjalë janë marrje të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe dhënie të ryshfetit.

“Në vitin 2011, i dyshuari i parë Sasho Mijalkov përmes kompanisë së paemëruar, ka pranuar provizion prej 840. 000, 540. 000 dhe 200. 000 euro, si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes për furnizim me pajisje me çmim shumë më të lirë se ato reale. Sasho Mijalkov ka kryer veprën penale marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. E dyshuara e dytë i ka ndihmuar Mijalkovit dhe ka ndërmjetësuar në lidhje me pagesën e shpërblimit dhe lidhjen e marrëveshjet për furnizim me pajisje. I dyshuari i tretë Hakijni është marrë vesh të kryej pagesën e shpërblimit, me çka ka kryer veprën penale dhënie të ryshfetit. Me veprimet e këtyre tre personave buxheti i Maqedonisë është dëmtuar shumë, ku duhet të konfirmohet në mënyrë shtesë- deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.