fbpx

LSDM: Nuk ka bisedime derisa nuk zbatohet Ligji për prokurorinë speciale

-

“Bisedimet mes katër partive për çështjet e hapura nuk do të vazhdojnë deri sa të mos respektohet dhe zbatohet Ligji për Prokurori special, gjegjësisht të mos emërohen të gjithë prokurorët e propozuar”, kështu thuhet në njoftimin e LSDM-së, në lidhje me vazhdimin apo jo të bisedimeve të grupeve të punës për zbatimin e  marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas tyre Këshilli për prokurorë publik e ka për detyrim të respektoj ligjin dhe t’i mundësoj Prokurorit special të kompletoj ekipin e bashkëpunëtorëve në përputhshmëri me obligimet ligjore.

“Kërkojmë takim urgjent të katër partive dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare për shkelje të Ligjit për prokurorë special dhe vërtetimin e afateve për plotësimin e detyrimeve ligjore. Në interes të Maqedonisë dhe të ardhmes së vendit është që t’i mundësohet prokurores publik të punoj në mënyrë të pavarur në përputhshmëri me detyrimet ligjore”, thuhet në njoftimin e partisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.