fbpx

LSDM: Maqedonia nuk ka kontratë me ShBA-në, cilat llogari fsheh Gruevski?

-

 

“Ky është ligji federal amerikan për harmoni tatimore të llogarive jorezidente (US Foreign Account Tax Complience Act FATCA). Sipas këtij ligji, të gjithë shtetasit e SHBA, duke kyçur edhe ata të cilët jetojnë jashtë ShBA-së, duhet të paraqesin të gjitha llogaritë e tyre bankare jashtë SHBA për arsye tatimi”, theksoi në pres-konferencë Tihomir Ilievski, anëtar i Komisionit për punë të jashtme i LSDM, sipas të cilit, ky ligj është ofruar si bazë për marrëveshje ndërshtetërore edhe qeverive dhe shteteve të tjera. Ai theksoi se 52 shtete tanimë kanë nënshkruar një marrëveshje të këtillë bilaterale me SHBA, gjersa edhe 60 të tjera kanë arritur marrëveshje thelbësore në të njëjtin drejtim dhe kanë nisur provedurë për nënshkrim dhe qasje ndaj marrëveshjes përveç Maqedonisë.

“Ligji, në masë plotësuese parasheh detyrim të institucioneve të huaja financiare të informojnë drejtorinë amerikane të tatimeve për të gjithë klientët e tyre amerikanë. Qëllimii ligjit ishte që të pamundësohet fshehja e pasurisë nga ana e qytetarëve amerikanë me ofshore-llogari dhe me korporata dhe të kufizohen mundësitë për shkelje tatimore. Të gjithë anëtarët e UE e bënë këtë. Shtetet nga fqinjësia jonë e bënë këtë: Serbia, Mali i zi, Bullgaria, Kosova, Kroacia. Maqedonia nuk është në këtë listë. Shteti ynë nuk i ka dhënë përkrahje për implementim këtij ligji. Qeveria e Gruevskit duhet të përgjigjet se cilat para dhe llogari i fsheh? Qeveria e Gruevskit duhet të përgjigjet se pse nuk u bashkëngjit me vendet nga fqinjësia dhe pse nuk pranon ligj nga aleati ynë strategjik SHBA? Pse qeveria maqedonase u ndal në anën e fshehësve tatimorë?”, tha Ilievski.

LSDM, theksoi Ilievski, kërkon përgjigje të qarta dhe direket: A i fsheh llogaritë e ministrave me pasaporta të dyfishta? A i mbron shkelësit tatimorë? Cilët individëve apo firmave u mundëson të mos paguajnë tatim? Cilat biznes-interesa janë më të rëndësishme nga të Maqedonisë dhe marrëdhënieve të saj strategjike siç është me SHBA? Cilat llogari jorezidente i fsheh Gruevski?

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.