fbpx

LSDM: Maqedonia, vrima e zezë e Ballkanit

-

Nëse nga -2 gradë celsius, nga korrenti janë shkëputur regjione të tëra, Çfar do të ndodhi pas paralajmërimeve prej -20 gradë celsius? Frikohemi se filloj rënja e sistemit elektro-energjetik, vepër e gabuar e politikave të qeveritarëve, për të cilat kishim vërejtje një periudhë më të gjatë, tha në konferencën e sotshme për shtyp Atanasko Tuneski anëtarë i komisionit për energjetikë. Në çdo kohë arrin informacione në Komisionin për energjetikë dhe jemi në rrjedha për gjithçka që ndodh. Lajmet e fundit flasin se të rrezikuar nga mungesa e energjisë elektrike janë banorët e regjionit të Manastirit dhe Kërçovës. Në ora 15 janë vërejtur probleme në KE Oslomej. Sa është problematika serioze flet dhe fakti se të gjithë të punësuarit atje, janë thirrur në punë me paralajmërim se do të mbeten atje sa do ketË nevojë, për shkaqe emergjente. Diçka pas mesnate, ra dhe Blloku i tretë i KEE REK Manastir. Atje, sistemi i qymyrit ka qen i bllokuar nga qymyri jo i pastërt i përzier me baltë. Por, rënie të sistemeve energjetike ka dhe në shumë vende të tjera brënda shtetit. Nuk janë të prekur veç qytetarët e regjionit të Ohrit dhe Strugës, si dhe ati te Dibrës dhe Prespës, për shkak të mosfunksionimit të largpërçuesve të MEPSO, për të cilat opinioni është njoftuar- tha Tuneski. Dhe paramendoni-potencoi ai, njerëzit me orë të tëra janë në errësirë, të ngrirë, kurse pushteti i Nikolla Gruevskit themelon shtabin e Emergjencës, thua se gjendemi në verë, dhe i ka befasuar bora dhe te ftohtit. Kjo që po ndodh në vend është përgjegjësi e drejtpërsëdrejti e qeveritarëve të papërgjegjshëm! Që nga viti 2006 e këndejmi, çmimi për furnizimin e korrentit të kompanisë shtetërore MEPSO, është rritur për 270 %! Ku mbarojnë paratë të qytetarëve nga ngritja e çmimit të përhershëm të korrentit? Për fasadën e re të Barokut? Për të ashtuquajturit Topa për dëborë? Këto janë nevojat jetike të furnizuesit të energjisë elektrike MEPSO? Jo, nuk janë. Por ky Studim i MEPSO i bërë më vitin 2011 në faqe 292, saktësisht janë theksuar pikat e dobëta të sistemit eletkro – energjetik në rrjetin e regjionit Manastir, Ohër, Strugë. Deri më tani nuk është bërë asgjë për përmirsimin e cilësisë të  furnizimit  të energjisë elektrike,-theksoi Tuneski. Sipas programit të VMRO-DPMNE –së, për 2011 – 2015, theksoi Tuneski, duheshte të filloi ndërtimi i 400KV largpërçuesit në transformuesit Manastir 2- Elbasan, Shqipëri.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.