fbpx

LSDM: Gruevski është izoluar nga autoritet ndërkombëtare

-

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se kryeministri  i vendit Nikolla Gruevski, është izoluar politikisht nga autoritetet evropiane.

“Mesazhi i fuqishëm i fundit vjen nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker  i cili sot anuloi takimin me Gruevskin që parashihej të mbahej të enjten. Këtu nuk ndihmon mbulesa dhe fshehja e turpshme e ministrit të punëve të jashtme Nikolla Poposki i cili mundohet të gënjej për anulimin skandaloz të takimit të parë me kryetarin e KE-së, Junker, për shkak të situatës në vend”, tha Shilegov.

Shilegov tha se heshtja e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij për aferat e montimeve skandaloze, përgjimeve  është shkatërrimtare jo vetëm për opinionin e brendshëm, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe strukturat politike në nivel ndërkombëtarë.

Zëdhënësi Sholegov tha se  në vend që Gruevski  të ballafaqohet me opinionin publik, ai përpiqet të manipulojë  tinës nga servisi “You tube”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.