fbpx

LSDM-ja për Gruevskin: Largohu “njeri”! Nuk ke zgjidhje tjetër!

-

“Nikolla Gruevski u paraqit në vendin e krimit në Shtip, por nuk mori guxim ta përmend autostradën Miladinovc- Shtip e as autostradën Kërçovë- Ohër, për shkak të së cilave i ka eksportuar qytetarët për 25 milion të pabesueshme”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së për tubimin e sotëm popullor të VMRO DPMNE-së në Shtip dhe fjalimin e liderit të partisë, Nikolla Gruevski.

“Gruevski shumë doli jashtë kornizave me formën e njohur “do të” në fjalimin e sotëm, por ngelën pa u përmendur veprat “më impozante” të patriotit Nikolla Gruevski. Për shembull: parcelat në Vodno, deri tek të cilat Gruevski me punën 24/7, duke hipur madje përmes Belizes, ka siguruar dobi pronësore prej 17 milion euro ose urdhrin “patriotik” për rrëzimin me dinamit të investimit “Cosmos” në vlerë prej 600 milion euro, urdhrat “patriotike” për pistoletë në gojë, planet “patriotike” për “familje në hendek”, shënimi “patriotik” i gjykatësve të caktuar me “numër”…thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare.

Nga LSDM thonë se kulmi i hipokrizisë së Nikolla Gruevskit ka qenë deklarata e tij për rritjen e pagave të personave të autorizuar dhe të uniformuar në MPB, të cilët, siç tha kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, duhet të realizohet deri në vitin 2017.

“Pas studentëve, arsimtarëve, punëtorëve honorar, vullnetarëve, blegtorëve, u gjunjëzua Gruevski edhe para atyre që i shfrytëzonte për qëllime partiake kundër popullit të tij. U frikësua Nikolla Gruevski nga mbështetja e hapur për të vërtetën, që është shumë më e qartë në sytë e gjithë këtyre njerëzve”, thonë nga LSDM.

Prej atje paralajmërojnë Gruevskin “që mos të mendoj t’i shfrytëzoj institucionet për skenarët e tij të zi, siç disa herë paralajmëron, për ta shpëtuar lëkurën e tij”.

“Njerëzit e gjorë” që i përqeshje me cinizëm, janë kundër ty. Në popull. Tani ti je “njeri i gjorë”. Largohu “ o njeri”. Nuk ke zgjidhje”, thuhet në fund të reagimit të LSDM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.