LSDM: Pa qeveri kalimtare, marrëveshje në Przhino nuk është valid

Marrëveshja e 2 qershorit, i arritur gjatë takimit në rezidencën e euro- ambasadorit Aivo Orav në lagjen Przhino të Shkupit, patjetër duhet të respektohet, ka porositur euro- komisari Johanes Han, pas takimit me Fatmir Besimin.

Të njëjtën e porositi edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Por, nga LSDM thonë se pa qeveri kalimtare, për ta marrëveshje nuk vlen.

“Kërkesa jonë kyçe ishte qeveria kalimtare e pa këtë nuk ka kurrfarë marrëveshje”, tha Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM.

Marrëveshja e 2 qershorit përmban këto pika:

  • Gjer më 10 qershor, partitë do të pajtohen mbi organizimin e saktë të Qeverisë që do t’i përgatit zgjedhjet.
  • LSDM do të kthehet në parlament dhe do të udhëheq me komisionet e veçantë anketues parlamentar të themeluar mbi skandalin e përgjimeve. Komisionet mbi zbulimin dhe ndërhyrjen në komunikime do të udhëhiqen gjithashtu nga LSDM dhe do të fillojnë me punë duke shqyrtuar dështimet në mbikëqyrjen e funksionimit të shërbimit të Kundërzbulimit shtetëror. Një raport fillestar nga këto komisionet do të përpilohet gjer më Nëntor 2015.
  • Raporti i parë i këtyre komisioneve do të përgatitet në nëntor të vitit 2015
  • Me efekt të menjëhershëm, nuk do të ketë publikime të mëtejme të çfarëdo materiali të përgjuar. Pas kthimit të LSDM në Parlament, të gjitha materialet që ka në posedim LSDM-ja ose kush do tjetër, do t’i dorëzohen Prokurorit Publik për veprim të menjëhershëm.
  • Në mes të Qershorit dhe fundit të Gushtit 2015, BE do të lehtësohen dialogun ndërpartiak (i hapur për të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament) për të arritur një marrëveshje mbi çështjet e reformave strukturore.
  • Kjo marrëveshje do të përfshin edhe reformat që duhet të ndërmerren në fushat e Kapitujve 23 dhe 14, përfaqësim dhe funksionim i pavarur i organeve relevante shtetërore, liri më të madhe mediatike dhe përputhje të plotë me Opinionet dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut.