fbpx

LSDM: Nëse s’ka paraqitur pistoletën, çfarë tjetër nuk paraqet Mijallkov kur lëshon vendin?

-

“Ky është skandal i ri, pas një sërë skandalesh ku i fundit ishte me pasaportën diplomatike të Mijallkovit” reagojnë nga opozitarja LSDM lidhur me informacionin se ish drejtorit të  Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, pasi i është gjetur pistoletë në valixhen e udhëtimit.

Nga LSDM-ja pyesin : Kush i ka lejuar Mijallkovit të kalojë pa e kontrolluar valixhen e tij se çfarë ka në të?

“Kush do ta merr përgjegjësinë për pistoletën e pa lajmëruar që ka ai e ka mbajtur në aeroplan? Kush garanton siguri në trafikun ajror? Ky skandal i hap dyshimet se çka tjetër mbanë në valixhet e tij Sasho Mijallkov, i cili siç duket kalon i pakontrolluar në Maqedoni. Nëse nuk e ka lajmëruar pistoletën, atëherë gjithçka tjetër nuk lajmëron kur Sasho Mijallkov  lëshon Maqedoninë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga partia më e madhe opozitare thonë se këto ngjarje edhe njëherë konfirmojnë nevojnë për rikonstruksion themelor të sistemit dhe institucioneve shtetërore të Maqedonisë.

“Një gjë është e qartë. Rrethi ndaj Sasho Mijakllovit po ngushtohet. Kudo që të shkoj, nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë”, thonë nga LSDM-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.