fbpx

“Sasa” për ndotjen e lumit të Kamenicës do të marrë gjobë prej maksimum 100.000 euro

-

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor ka propozuar gjobë prej maksimum 100.000 euro për minierën Sasa, mbeturinat e së cilës shkaktuan dje një katastrofë mjedisore në lumin e Kamenicës në Makedonska Kamenicë. Shumën e saktë të gjobës, sipas procedurës së parashikuar nga Ligji për mjedisin jetësor, do ta përcaktojë komisioni i Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në një procedurë për marrëveshje. Menaxhmenti i minierës gjithashtu është ngarkuar të ndërmerr masa mbrojtëse të cilat janë shënuar në procesverbalin e përgatitur nga kontrolli i inspektues në terren, raporton Meta.

Sipas raportit të inspektimit, mbeturinat nga miniera “Sasa” në Lumin e Kamenicës janë derdhur dje herët në mëngjes, rreth një orë e gjysmë para se të vërehen. Vlerësohet se bëhet fjalë për rreth 3.000 metra kub rërë të mbeturinave nga pellgu i katërt i mbetjeve, kurse dhe shkaku i aksidentit ka qenë filtrimi i kontaktit në bllokun e djathtë.

“Ky material i holluar me ujë nga lumi i Kamenicës ka shkaktuar në përmbytjen e hidrocentralit të vogël dhe shtratit të lumit, me ç’rast e ka ndotur atë me material mbeturinash nga mbeturinat që ishte ndërtuar me rërë të hidrocikloneve me argjinaturë të lagur. Inspektori i ekonomisë së ujit ka përgatitur një procesverbal për fillimin e një procedure të marrëveshjes, ndërsa kompania duhet të veprojë në përputhje me masat e propozuara të mbrojtjes së përcaktuara në procesverbal për konkluzion dhe Vendimin në procedurë inspektimi”, thuhet në raportin e Inspektoratit Shtetëror, pas kontrollit të jashtëzakonshëm.

Menaxhmenti i minierës, informojnë nga Inspektorati, e ka pranuar dhe nënshkruar raportin, që do të thotë se procedura vazhdon përpara Komisionit për marrëveshje në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, i cili do të marrë një vendim përfundimtar për lartësinë e gjobës.

Kompania, informoi dje përmes një deklaratë se, sipas të dhënave fillestare nga hetimi i tyre, rrjedhja nuk kishte shkaktuar ndonjë rrezik për mjedisin jetësor.

“Një defekt në argjinaturën e mbetjeve shkaktoi rrjedhje afatshkurtër të mbetjeve në rrjedhën lokale të lumit. Menjëherë pas defektit, rrjedhja është ndalur dhe gjendja është normalizuar. Profesorë nga Fakulteti i Minierave në Shtip dhe Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit në Shkup, së bashku me ekipet e ekspertëve të ndërmarrjes, filluan hetim të hollësishëm për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Rezultatet fillestare të hetimit treguan se defekti nuk përbën kërcënim për shëndetin dhe sigurinë e stafit të minierës dhe banorëve në afërsi të saj” kanë thënë nga miniera “Sasa”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.