fbpx

Samaras i zemërohet Londrës: Historia greke nuk ndahet dhe nuk huazohet!

-

 

Greqia është zemëruar ndaj vendimit të Muzeut Britanik që Rusisë  t’i huazohen pjesë të Mermerave të Eglinit. Derisa lajmi shkaktoi një reagim të madh në mediumet sociale, me kritik deri te muzeu i Londrës, gjithashtu edhe Andonis Samaras, që veprimin e cilësoi si ofendim dhe provokim të popullit grek.

 

Sipas Samaras, me këtë veprim ndërpritet të vlej argumenti britanik se nuk do lejojnë të zhvendosen mermerët nga Partenon dhe për shkak të saj nuk duan t’ia kthejnë Greqisë, si dhe argumentin se nuk ka hapësirë të përshtatshme që të ruhen mermerët nga momenti kur është hapur muzeu i ri i Akropolit.

 

“Partenon dhe mermeri ishin lëndë e vjedhjes. Vlera e mermerit është e pavlershme. Ne, grekët, jemi indentifikuar me historinë dhe me kulturën tonë dhe ato nuk ndahen, nuk huazohen dhe nuk dhurohen!”, deklaroi Samaras me tonin e njohur për rëndësinë e historinë greke dhe artefakteve arkeologjike për identitetin grek.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.