Kryeministri grek Andonis Samaras përdori edhe kontestin me emrin si armë për sulm në ballafaqimin parazgjedhorë me partinë SIRIZA.

Në një pjesë të kolumnës së tij për javoren “Rial News”, Samaras në mënyrë indirekte dërgon apel deri tek deputetët djathtist që mos të votojnë për partinë e cila do të lejonte shteti fqinj ta përdor emrin Maqedoni.

“Ata që lobuan për “mbrojtjen e çështjeve tona kombëtare” dhe për “sigurinë e qytetarëve” si mund sot të jenë në anën e njëjtë me partitë që e mbështesin propagandën e Shkupit, lejojnë hyrje të lirë të emigrantëve ilegal në Greqi dhe në çdo rast i mbështetin aktivitetet e vandalëve?”, thotë Samaras në kolumnën e javores.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri para zgjedhjeve si armë të përdor edhe çështjen e emrit që të krijojë imazh negativ për SIRIZA. Sulmet e tilla çuan deri në retorikë më rigoroze të liderit të SIRIZA, Aleksis Cipras, në 2 vitet e fundit. Si mbrojtje indirekte nga sulmet, edhe Cipras në çdo rast këto dy vitet e fundit flet për nevojën që t’i vihet fundi politikës irredentiste të qeverisë maqedonase.