fbpx

ShBA: Jemi të shqetësuar për ngjarjet politike në Maqedoni

-

Qeveria amerikane me shqetësim ndjek ngjarjet politike në Maqedoni lidhur me aferën e përgjimeve dhe rastin “Puçi”- deklaroi zëdhënësi i departamentit të shtetit, njofton Zëri i Amerikës.

Uashingtoni zyrtar vlerëson se ngjarjet kanë ngritur çështje serioze për qytetarët e vendit, por edhe për miqtë ndërkombëtarë dhe partnerët e Maqedonisë.

Departamenti i shtetit iu bën thirrje autoriteteve maqedonase që të përmbahen afër standardeve më të larta të shtetit juridik, transparencës, mbrojtjes së lirisë së të shprehurit dhe pavarësisë në gjyqësorë, si dhe të sigurojnë integritetin e proceseve demokratike në Maqedoni. Sipas vlerësimeve të zëdhënësit, kjo është mundësia që institucionet maqedonase parlamentare, gjyqësore dhe qeveritare të tregojnë se mund t’i përgjigjen kësaj sfide dhe të respektojnë ligjin në të gjitha instancat si dhe të sigurojnë trajtim transparent, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Për raportimet në mediumet maqedonase se SHBA-të, në kontekst të situatës politike, mund t’ua anulojnë vizat politikanëve, gjykatësve, gazetarëve, biznesmenëve maqedonas dhe figurave tjera për të cilët dyshohet se kanë lidhje me korrupsion, shpëlarje parash dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, një përfaqësues qeveritarë amerikan tregon se sipas ligjit amerikan, mund të kontribuojnë që mos të miratohet ose të tërhiqet një vizë dhe se këto të dhëna kanë qasje publikefaqen e internetit të Byrosë për çështje konsulare të Departamentit të shtetit.

Ai thekson se dhënie e këtillë e informacioneve, sipas ligjit amerikan, për mekanizmat e tërheqjes së vizave, nuk do të thotë se ambasada është kërcënuar se do të merr viza apo se spekulon për ndonjë procedurë në të ardhmen. Sipas tij për çdo lutje për vizë ka procedurë të posaçme, prej rastit në rast, sipas ligjeve amerikane dhe se qeveria amerikane nuk mund të diskutojë për raste individuale sepse të dhënat e vizave, sërish, sipas ligjit, janë të besueshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.