fbpx

Kisha ruse ofron ndërmjetësim në kontestin midis KOM KOS

-

Njeriu i dytë i Kishës Ortodokse Ruse, mitropoliti Ilarion Alfeev, ka deklaruar se Moska dëshiron të ndërmjetësojë ndërmjet Beogradit dhe Shkupit rreth kontestit kishtar, lajmëroi sot Agjencia Informative Fetare – AIF.

“Kisha ortodokse ruse nuk mud ta njeh në mënyrë të njëanshme Kishën ortodokse maqedonase (KOM). Kjo duhet bërë në kuadër të zgjidhjes gjithë-ortodokse, ndërsa ne jemi të gatshëm që të jemi ndërmjetësues”, ka deklaruar për mediet bullgarë mitropoliti Ilarion Alfeev, i ngarkuar për punët e jasht,e të KOR.

Alfeev, muajin e kaluar e vizitoi Shkupin, ku u takua me kryesuesin e KOM-AO, arqipeshkvin z.z. Stefan, kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai bisedoi edhe me  peshkopin e ç’veladonuar Jovan Vranishkovski, i cili e vuan dënimin me burgim për malverzime financiare.

Një ditë pas vizitës së Ilarionit në Maqedoni., nga KOM-AO përmes kumtesës, në faqen e saj zyrtare, informuan se nga autoritetet shtetërore kanë kërkuar mëshirë për Jovan Vranishkovskin, përkatësisht të lirohet nga vuejtja e mëtejme e dënimit.

Ende nuk ka përgjigje në lutjen e KOM-AO.

Siç transmeton Via,  vizita e mitropolitit Ilarion ka shkaktuar debat në Maqedoni, ku mbizotëron një skepticizëm në drejtim të intencave dhe mundësive te tij, ndërsa një pjesë tjetër në vend e parashtrojnë pyetjen për atë se cili do të kishte qenë kundër-shpërblimi për lirimin e Vranishkovskit nga burgu, sepse nuk ofrohet autoqefalitet, pa marrë parasysh se për disa qarqe kjo më është e pa vlerë.

Agjencia rikujton se ka mundësi se bëhet fjalë për një vetëadministrim të KOM në raport me KOS, raport ky që tanimë ekziston në relacionin kishtar midis Moskës dhe Kievit, si dhe me kishat në Moldavi, Estoni dhe Letoni.

Këti kisha do të kishte pasur autonomi më të gjerë, ndërsa zgjedhja e kryetarit  të kishës ortodokse maqedonase do tga kishte fituar aminin nga patriku beogradas, thekson AIF-ja.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.