Rusia mund të vendos armë nukleare në Krime

Ministria e jashtme ruse lëshoi njoftim ku thuhet se “Rusia ka të drejtë të vendos armatik nuklear përgjatë tërë territorit të saj, përfshirë edhe Krimenë”

“Rusia ka të drejtë të vendos armë nukleare në territorin e saj, ndërsa kjo përfshin opsionin për vendosjen e arsenalit nuklear në Krime, nëse për këtë ka nevojë”- deklaroi drejtori i sektorit për çështje të mos- përhapjes dhe kontrollit të armatimit pranë ministri së jashtme të Rusisë, Mihail Ulanov.

Ulanov shtoi se mbrojtja amerikane raketore paraqet pikë kryesore të ngërçit mes SHBA-së dhe Rusisë dhe se bisedimet për çarmatim atomik mes të dy vendeve “nuk duken pozitive”.

“Do të pohoj nuk e për të cilën herë me radhë. Neve na duhet dëshmi se ky sistem nuk na drejtohet  neve. Deri më tani kemi pranuar vetëm vërtetime me gojë, por askund këtë nuk e shohim në letër- thotë Ulanov.