fbpx

Rubla nuk e zvogëloi, por do ta zvarrisë eksportin maqedonas

-

Rënia e rubles ruse nuk do ta zvogëlojë, por do ta ngadalësojë eksportin e kompanive maqedonase në Rusi, të cilat këtë vit, sipas të dhënave të Ministrisë së ekonomisë, shënojnë rritje të eksportit për 35%.

-Rënia e rublës do të ndikojë në eksportin e prodhimeve maqedonase në Federatën Ruse, apo do të ketë ngecje në rritjen e eksportit për shkal të vlerës së ulur të rublës. Për sa i takon humbjeve, nuk presim dukuri të atillë sepse, megjithatë, kontratat që arrihen janë me valutë të fuqishme, dmth., në dollarë dhe në euro, që paraqet mbrojtje të kompanive maqedonase-thotë Dejan Beshliev nga Oda ekonomike maqedono-ruse.

Beshliev thotë se sanksonet që BE ia ka vënë Rusisë në shtojcë e hapën tregun rus për kompanitë maqedonase.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, eksporti në Federatën Ruse me tetorin e 2014 arrin 33. 695 milionë dollarë amerikanë dhe paraqet 0.8% nga  eksporti i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të 2013, eksporti në Federatën ruse është rritur 35%, sidomos në produktet ushqimore.

Rubla ruse të martën arriti fundin, kur humbi 20% nga vlera e saj në krahasim me euron dhe dollarin, për jo më shumë se 24 orë pasi Banka Qendrore e Moskës të hënën ndau rreth 2 miliardë dollarë në formë të investimeve për ta stabilizuar rublën. Dy ditët e fundit, valuta ruse shënën shërim të lehtë, dhe për një dollarë mund të blihen 58. 40 rubla, dhe për një euro 72 rubla. Stabilizimi vjen në prag të konferencës vjetore të kryetarit rus Vladimir Putin me gazetarët, i cili gjer më tani nuk prononcohej për krizën monetare në Rusi.

Ekonomia ruse ndodhet në recesion, për shkak të sanksioneve të perëndimit, si edhe çmimi i ulët i naftës pasi të ardhurat nga shitja e këtij energjensi paraqesin pjesë të madhe të buxhetit shtetëror. Rubla nga fillimi i vitit u dobësua më shumë se 45% në raport me dollarin.

Ministri i Ekonomisë së Rusisë, Aleksej Uljukajev, sot për gazetën e Moskës “Vodomosti”, deklaroi se sanksionet që Perëndimi i vuri ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë, me gjasë “do të zgjasin gjatë, ndoshta dhe decenie”. Ai vlerësoi se sanksionet gjatë vitit të ardhshëm do të mund të jenë edhe më të ashpra, dhe situata në tregun e naftës edhe më e vështirë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.