fbpx

Rreth 4000 makina të reja të shitura në tregun e vendit këtë vit

-

Shitjen e makinave të reja në tregun maqedonas, njohësit e gjendjes e vlerësojë si të ulët stabile.

Ndaj uljes së shitjes së makinave të reja, ndikon edhe importi i makinave të vjetra që vazhdimisht rritet.

“Vitin do ta mbyllim me rreth 4000 makina të shitura nga të gjithë shpërndarësit ndërsa në nivel të “Porshe Maqedoni” shitja do të jetë prej 1500 deri 2000 makina” deklaroi drejtori gjeneral i “Porshe Maqedoni”, Zlatko Mucunski.

Bashkë- pronari i “Mi da grand motors” Marjan Minovski konfirmon se ky vit do të përfundoje me 3800-3900 makina të shitura nga të gjithë importuesit, që tregon rritje të madhe të shitjes në krahasim me vitet e krizës ekonomike kur shitja ishte 300-400 makina në vit.

“Biznesi me makinat në Maqedoni ngecte në krahasim ne fqinjët nga vendet e Ballkanit. Por, edhe krahas këtyre kushteve për punë, të gjithë importuesit e makinave hymë në ndërtime serioze të auto- salonave sipas standardeve botërore. Në vitin 2011 u miratua një politikë tejet populiste që të importohen makina të vjetra.  Në tregun vendor kanë hyrë gjithsej 150 mijë makina” thotë Minovski.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së doganave, në 10 muajt e parë të vitit, përmes doganave kanë kaluar 23.547 makina prej të cilave 3.432 janë të reja ndërsa 18.250 të vjetra.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.