fbpx

Rrënohet gardhi përreth themelit të kryqit në Butel, protestuesit vendosën tenda

-

Grupi i protestuesve në krye me BDI-së për momentin është në Butel në vendin ku është vendosur gur- themeli i kryqit në këtë lagje, shkruan “Nova TV”.

Ata rrënuan gardhin përreth themelit të kryqit në Butel dhe vendosën tenda dhe flamuj shqiptarë. Një pjesë e protestuesve u ndalojnë ekipeve të gazetarëve që të afrohen deri në vendin e ngjarjes dhe flamujt.

Në protest ka edhe fëmijë të mitur ndërsa në altoparlante mbahen fjalime në gjuhën shqipe.

Më herët, para të pranishmëve fjalim mbajti edhe kreu i Çairit, Izet Mexhiti i cili porositi se protesta është rezultat i ndarjes fetare që provokohen me kryqin në këtë lagje, sepse sipas tij, vendet e kryqeve dhe minareve janë në objekte fetare e jo në rrugë.

Edhe pse sipas tij bëhet fjalë për revolt civil, në radhën e parë të protestuesve ishin zyrtarë të BDI-së.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.