Kreu i ekipit meksikan në Ligën e Parë, Keretara paralajmëroi futbollistin e famshëm brazilian, Ronaldinjo që të kthehet nga pushimet ose në të kundërtën do t’i ndërpritet kontrata. Ish lojtari i PSG, Barcelonës dhe Milanit, më herët mori leje që të udhëtojë për në SHBA dhe Brazil për të rregulluar disa çështja private. –Nëse Ronaldinjo nuk kthehet javën e ardhshme, atëherë do të sjellim vendim me të cilin ndërpritet bashkëpunimi sepse ai nuk ishte prezent në një pjesë të madhe të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, deklaroi Hoakin Beltran, drejtori sportiv i skuadrës meksikane. Kryetari i Keretara, Arturi Vilanova gjithashtu porositi Ronaldinjon se do të “angazhojnë ndonjë tjetër” nëse nuk paraqitet në kohë në stërvitje. Ndërkaq, futbollisti legjendar brazilian në muajin shtator nënshkroi kontratë dyvjeçare me ekipin meksikan dhe prej atëherë ka shënuar tre gola dhe një asistim, në gjithsej 9 ndeshje të zhvilluara.