Seanca gjyqësore për rastin “Puç” shtyhet për në 7 shtator

-

Gjykata Themelore Penale prolongoi  seancën e parë për rastin “Puç”. Gjykatësja caktoi datë të re pas një muaji, sepse sot Zoran Zaevi fare nuk u paraqit në gjykatë. Rastësisht ose jo data për “Puç-in” përputhet me periudhën kur pushteti dhe opozita do të negociojnë për emrin dhe  prokurorin e ri për rastet me përgjimet.

Nëse Zoran Zaev nuk shfaqet edhe në gjykimin e radhës për rastin “Puç”, Gjykata Themelore Penale do të kërkojë që ta sjellin me detyrim( me polic). Kjo ishte porosia e fundit e gjykatëses Lubinka Basheskës për avokatët e liderit të LSDM-së, para se të zbrazet salla e gjyqit. Seanca e sotme në njësinë e Shkupit u prolongua pikërisht për atë se Zoran Zaev, pa një arsyetim  formal paraprak nuk u paraqit në gjykim.

Kohën më të madhe të seancës së sotme, mori përcaktimi i datës së për “Puç-in”. Avokatët e të akuzuarve kërkuan më shumë kohë, sepse është arritur marrëveshje politike dhe se do të ketë prokuror special, ku pritet që të përfundojë lënda kundër klientëve. Gjykatësja Bashevska hodhi kërkesën me argumentimin se ajo nuk punon në marrëveshje politike, por  punon sipas ligjit dhe se për shkak të  personave në paraburgim duhet të veprojë me urgjencë. Kështu që ajo gjykimin e radhës e propozoi të bëhet në fund të gushtit, por pastaj prokurori publik  kërkoi që seanca e radhës mos mbahet para 31 gushit. Pas një diskutimi me datat, të gjithë u pajtuan që data për rastin “Puç” të jetë 7 shtatori.

Mungesa e sotme e Zaevit në seancën  sotshme nuk  ishte për tu befasuar, sepse ai publikisht deklaroi se gjykatën nuk e njeh. Thuajse një muaj, nuk respekton vendimin e gjykatës, që çdo muaj të paraqitet në gjykatën e Strumicës . Fati i rastit “Puç” para Gjykatës Penale të Shkupit sërish nuk është  i sigurt sepse është caktuar 7 shtatori si datë e re për fillimin e gjykimit. Në fakt sipas Marrëveshje së Përzhinos, pushteti dhe opozita duhet të  merren vesh për prokurorin special, i cili do të merret ekskluzivisht me lëndët që kanë të bëjnë me përgjimet. Avokatët e të akuzuarve për rastin “Puç” para gazetarëve nuk dëshironin të japin komente  për datën e sotme ose datën e re të seancës gjyqësore. Zoran Zaev në këtë lëndë është akuzuar për dhunë ndaj  përfaqësuesve më të lartë të organeve shtetërore, Zoran Verushevski, por edhe për spiunazh.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...