Interes për përdorimin e trotinetëve elektrikë në vend po rritet dita ditës, e së bashku me të edhe kujdesin për shkak të faktit që këto mjete për transport nuk janë të rregulluara në mënyrë normative dhe nuk ka standarde sigurie për këtë lloj të pjesëmarrësve në trafik. Përveç valës së madhe të mjeteve të tilla të transportit në Shkup, këtë verë  trotinetët elektrikë janë hit edhe në të Ohër ku po përdoren rregullisht për transport deri në plazh, në dyqan ose deri te shëtitorja përreth Liqenit të Ohrit, njofton Meta.

MPB në Ohër deri sot s’ka regjistruar asnjë aksident trafiku të shkaktuar nga persona të cilët kanë drejtuar trotinetë elektrikë. Ata theksojnë se është e nevojshme të përdoret helmetë mbrojtëse për sigurinë personale të personave të cilët përdorin trotinetë.

Duke pasur parasysh që pjesëmarrja e trotinetëve elektrike në trafik është shpeshtuar nëpër rrugë, e duke pasur parasysh që ky lloj transporti nuk është i rregulluar në Ligjin për siguri në trafikun rrugor, Ministria për punë të brendshme po përgatit ndryshime dhe plotësime në Ligjin për siguri në trafikun rrugor, në drejtim të rregullimit normativ dhe vendosjes së standardeve të sigurisë për këtë lloj pjesëmarrësish në trafik.

“Është ngritur një grup pune, i cili, ndër ndryshimet tjera që janë planifikuar në ligj, duhet të gjejë zgjidhje të përshtatshme edhe për këtë mjet të ri të transportit që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në vendin tonë. Edhe vendetë tjera në Evropë po kërkojnë mënyrat më të përshtatshme për të rregulluar në këtë mjet transporti, prandaj grupi ynë i punës, duke i shfrytëzuar përvojat dhe mendimet e ekspertëve, do të propozojnë zgjidhjen më të përshtatshme – informoi zëdhënësi i SPB-së në Ohër”, Stefan Dimoski.