Lidhja e shoqatave të pensionistëve bën apel, prioritet gjatë vaksinimit kundër Kovid-19 të kenë pensionistët, si kategoria më e lëndueshme e personave me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar, shkruan Meta.mk.
“Në emër të mbi 300.000 personave të moshuar në vendin tonë, apelojmë pensionistët të kenë prioritet për vaksinim kundër kovid-19, siç është në të gjitha vendet e rrethinës dhe më gjerë në tërë botën,” thuhet në komunikatën e sotme nga Lidhja e Shoqatave të pernsionistëve.
Ata shtojnë që pensionistët janë kategoria më e lëndueshme, për shkak se numër i madh i tyre janë me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar.
Sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të ketë takim pune me Trupin koordinues për vaksina për kovid-19 nëpërmjet KOVAKS mekanizmit që siguron qasje globale dhe të barabartë për vaksina të sigurta dhe efektive, të konfirmuara dhe rregulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Në takim do të shqyrtohet strategjia për imunizim me vaksinë për Kovid 19 si dhe për pranimin e distribuimin e vaksinave, kategoritë e qytetarëve që do të vaksinohen së pari, si dhe rrjedhën e procedurës për vaksinim. Në takim do të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në pjesën e përgatitjeve për vaksinim, e më pas opinioni do të informohet për planini operativ për vaksinim për kovid-19,” informuan nga Minisitria e Shëndetësisë.