fbpx

RMV, me ligjin për investime strategjike do të përshpejtohen projektet e mëdha në fushën e energjisë

-

Ministria e Ekonomisë përgatit ligj për investime strategjike në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me obligimet e marra nga marrëveshja për themelimin e komunitetit energjetik, si dhe obligimet e marra nga marrëveshja për stabilizim dhe asocim, njofton Meta.mk.

Në lajmërimin për përgatitjen e ligjit të publikuar në Regjistrin Nacional Energjetik, thuhet se me regulativën e re duhet të rregullohen rregullat për investitorët strategjik në fushën e energjisë.

Qëllimi i ligjit është të përshpejtohen procedurat për përgatitje dhe realizim të projekteve strategjike në fushën e energjisë dhe të emërohet organ nacional për këtë, të definohen kompetencat dhe detyrat e tyre, si dhe të rregullohet roli i tyre në lidhje me institucionet tjera në vend.

Nga Ministria thanë se me ligjin për investime strategjike pritet të lehtësohet implementimi i projekteve për energjinë elektrike dhe gazin natyror.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.