fbpx

RMV, me kamera dhe shenja elektronike do ta zvogëlojnë numrin e aksidenteve në trafik në Korridorin 10

-

Maqedonia është në rrugë serioze për të instaluar Sistemin Inteligjent të Transportit (ITS) në autostradën përgjatë Korridorit 10. Ministria e transportit dhe lidhjeve ka përgatitur tashmë dokumentacionin e projektit për sistemin e ri, ndërsa shteti ka ngritur një kredi nga Banka Botërore për të zbatuar këtë projekt. Do të jemi ndër të parët në rajon me sistem komunikimi dhe informacioni për kontroll dhe menaxhim të trafikut, shkruan Meta.mk.

Është projekt që do të mundësojë monitorimin e trafikut dhe kushteve të motit nga një vend gjatë 24 orëve. Operatorët e qendrës së kontrollit, përmes kamerave të instaluara, do të jenë në gjendje të rregullojnë, ridrejtojnë ose ndalojnë trafikun nëse ndodhë diçka e jashtëzakonshme. Nëse në disa automjete transportohen materiale të rrezikshme, sistemi do ta zbulojë këtë. Të gjitha informacionet e urgjencës do t’u përcillen shoferëve përmes shenjave elektronike që do të postohen përgjatë rrugës, nga Tabanovci deri në Gjevgjeli. Në të njëjtën kohë, në autostradë do të instalohen telefonat SOS, përmes të cilëve shoferët do të kenë mundësi të kontaktojnë me operatorët e qendrës së kontrollit për të raportuar ndonjë aksident në rrugë ose mosfunksionim të automjetit të tyre.

Vlera e projektimit të sistemit është 18.6 milion euro dhe duhet të realizohet deri në vitin 2022. Të dhënat nga video vëzhgimi autostradë, parashikimet e motit dhe telefonat SOS do të arrijnë në qendrat e kontrollit Petrovec dhe Negotino, në të cilat rregullisht do të punojnë operatorë. Ata do të kenë për obligim për t’u përgjigjur në mënyrë përkatëse ndaj çdo ngjarjeje të jashtëzakonshme, por edhe për t’u siguruar shoferëve të tjerë informacion të azhurnuar mbi kushtet e rrugës përmes sinjalizimit elektronik.

Mbikëqyrja e videove, telefonat SOS dhe monitorimi i trafikut deri më tani janë vetëm në autostradën Demir Kapija - Smokvica.
Mbikëqyrja e videove, telefonat SOS dhe monitorimi i trafikut deri më tani janë vetëm në autostradën Demir Kapija – Smokvica.

Nga Ministria për transport dhe lidhje për “Meta.mk” informojnë që thirrja publike për të gjetur kompani e cila do ta implementojë Sistemin Inteligjent transportues do të shpallet në gjysmën e parë të vitit 2020.

Dokumentacionin e projektit për sistemin e ri e kanë përpunuar Instituti ndërtimor Makedonija dhe “Promel Sistemi” nga Zagrebi. Fakulteti ndërtimtarisë pranë UKIM e përfundoi revidimin e dokumentacionit të përpunuar, me çka janë plotësuar të gjitha parakushtet nga ana e ministrisë kompetente.

Profesori Sllobodan Ognjenoviq nga Fakulteti për ndërtimtari pranë UKIM për “Meta.mk” thekson që Maqedonia do të jetë një nga vendet e para në rajon që do ta implementojë Sistemin Inteligjent për transport rrugor. Vendet e zhvilluara evropiane kanë sisteme të këtilla prej më herët.

– Në çdo moment, në kohë reale, do të ndiqet gjendja përgjatë gjithë autostradës dhe me kohë do të sinjalizohet çdo ndryshim në lidhje me gjendjen e rregullt në rrugë dhe komunikacion – sqaron Ognjenoviq.

Nëse ka mjegull në autostradë, rrëshqitje të tokës, karregjatë të ngrirë apo borë në rrugë, aksident rrugor apo bllokim, atëherë sistemi i atillë para kohe do t’u sinjalizojë shoferëve që ka gjendje të jashtëzakonshme në autostradë.

– Nëse si shofer hasni në situatë në të cilën duhet në atë moment të reagoni, ndërsa paraprakisht nuk keni qenë aspak të informuar që ekziston situatë e atillë, gjithsesi është shumë më keq se sa në situatë kur nga sistemi keni qenë paraprakisht të informuar se diçka është duke ndodhur në pjesë të caktuar të rrugës – thekson Ognjenoviq.

Sinjalizimi elektronik do t’u mundësojë shoferëve të reagojnë shpejtë gjatë ndodhive të jashtëzakonshme.
Sinjalizimi elektronik do t’u mundësojë shoferëve të reagojnë shpejtë gjatë ndodhive të jashtëzakonshme.

Video-mbikëqyrja do të mund t’i ndjek shoferët e pandërgjegjshëm nëpërmjet kamerave të instaluara, me çka do të rritet disiplina rrugore e shoferëve përgjatë Korridorit 10. Nëse operatorët nga qendra kontrolluese nëpërmjet kamerave vërejnë aksident në rrugë, do të mund vet të thërrasin ndihmë të shpejtë, polici apo zjarrfikës.

Në atë mënyrë, drejtpërsëdrejti do të zvogëlohet numri i aksidenteve rrugore në autostradën prej Tabanovci deri në Gjevgjeli, por edhe do të reduktohet numri i personave të vdekur dhe të lënduar në aksidentet. Aduti plotësues i projektit të ardhshëm është reduktimi i planifikuar i emitimit të dyoksid karbonit të lëshuar nga ana e automjeteve, thuhet në dokumentin “Program për reforma ekonomike 2019 – 2021” i Ministrisë së financave.

Profesori Ognjenoviq sugjeron në vlerësimet për humbjet shoqërore nga vdekja e një personi në aksidet rrugor në vend. Vlerësimi për çmimin për një jetë njeriut në Maqedoni është ndërmjet 350.000 dhe 400.000 euro, duke theksuar që këtu bëjnë pjesë edhe shpenzimet për personat e lënduar dhe dëmi material i automjeteve.

– Jam i bindur që me instalimin e këtij sistemi numri i aksidenteve rrugore do të reduktohet, ndërsa instalimi i të njëjtit do të shpaguhet nëpërmjet reduktimit të këtyre shpenzimeve – thotë ai.

Qendra kontrolluese në Petrovev prej nga do të operohet me Sistemin e ri Inteligjent për transport në Korridorin 10.
Qendra kontrolluese në Petrovev prej nga do të operohet me Sistemin e ri Inteligjent për transport në Korridorin 10.

Nga Ministria për transport dhe lidhje theksojnë se është e domosdoshme të realizohen disa aktivitete në drejtim të implementimit të Sistemit Inteligjent për transport në Korridorin 10. Do të përgatitet studim për praktikat më të mira për implementim të këtij sistemi, bashkë me plan implementimi dhe ndihmë teknike për mirëmbajtje të pajisjes.

Me kredinë do të blihet pajisja e duhur, ndërsa në fund do të punohet në instalim të pajisjes dhe lidhjen e saj me qendrën kontrolluese, do të mundësohet ndihmë teknik gjatë implementimit, si dhe trajnim dhe vizitë studimore për të punësuarit në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore që do të operojnë me Sistemin Inteligjent transportues.

Gjatë viteve 2020 dhe 2021 do të kryhen aktivitete ndërtimore të projektit, me ç’rast informatiko-komunikues për kontroll dhe menaxhim të komunikacionit rrugor do të funksiononte në vitin 2022. Në dokumentin “Program për reforma ekonomike 2019 – 2021” thuhet që shteti do të duhet ta adaptojë legjislacionin ekzistues për instalim të këtij sistemi në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian për transport.

Nëse dëshirojmë të bëhemi anëtare e BE-së, atëherë SIT do të duhet të bëhet pjesë përbërëse e sinjalizimit të infrastrukturës rrugore të Maqedonisë. Parlamenti dhe Këshilli Evropian më 7 korrik 2010 e ka miratuar Direktivën për zhvillim të këtyre sistemeve në transportin rrugor, derisa më 15 shkurt vitin tjetër është miratuar edhe Plani për punë me të cilin Komisioni Evropian është obliguar të investojë nga 400 milionë euro në nivel vjetor në instalimin e tyre nëpër rrugët evropiane.

Vendet – anëtare të BE-së, siç është shembulli me Kroacinë, janë të obliguara të parashtrojnë edhe Raport në BE për aktivitetet dhe projektet e ndërmarra në lidhje me instalimin e sistemeve inteligjente transportuese në rrugët e saj. Ashtu, derisa SIT në BE tash më paraqet obligim, te ne vitet e kaluara shumë pak është bërë për shkak se vendi jonë nuk pranon asnjë angazhim nga Brukseli për këtë çështje.

Autostrada e sapo hapur Demir Kapija – Smokvica është e vetmja në këtë vend ku funksionon Sistemi Inteligjent për Transport. Sinjalizimi elektronik i aksit punon ditë e natë i menaxhuar nga qendra kontrolluese në Negotinë, duke i përdorur të dhënat që i pranon nga kamerat e vendosura, raportet meteorologjike dhe SOS – telefonat e vendosur nëpër rrugë. Sistemi, që normalisht funksionon në këtë pjesë të Korridorit 10, mund të shërbejë si shembull për implementimin e vet në gjithë trasenë prej në Tabanovcë deri në Gjevgjeli.

Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta.mk” tash më kanë informuar që Sistem Inteligjent për transport do të ketë edhe autostrada Kërçovë – Ohër, që në moment është duke u ndërtuar dhe duhet të përfundojë deri në fund të qershorit 2021.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë edhe që deri vitin e ardhshëm do të funksionojë video mbikëqyrja në të gjitha nyjat nga autostrada Milladinovci – Shtip. Përgjatë trasesë është vendosur kablo optike, e cila të dhënat e incizuara nga kameret do t’i dërgojë në Qendrën kontrolluese të ndërmarrjes në Petrovec. Prapë se prapë, për momentin nuk ka informata kur do të fillojnë të funksionojnë edhe elementet tjera të Sistemit Inteligjent për transport në autostradën që i lidh Shkupin dhe Shtipin.

Shenjat ekzistuese në përreth rrugës do të jenë funksionale në të ardhmen, por do të plotësohen edhe me sinjalizim elektronik.
Shenjat ekzistuese në përreth rrugës do të jenë funksionale në të ardhmen, por do të plotësohen edhe me sinjalizim elektronik.

Megjithëse kemi kërkuar përgjigje, nga Ministria për punë të brendshme nuk kemi marrë të dhëna për numrin e aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në autostradën e Korridorit 10, si dhe për atë sa person kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Për shifrat e këtilla, nuk mund të bëhet asnjë përllogaritje se çfarë periudhe kohore duhet të kalojë për kthim të mjeteve të investuara në projektin, si rezultat i sigurisë së zmadhuar në rrugët dhe numrin e personave të shpëtuar.

Të dhënat nga punimi “Roli i Sistemeve Inteligjente për Transport në zhvillimin e qëndrueshëm të komunikacionit”, të mbrojtur para një viti në Universitetin në Zagreb, tregojnë që sistemet e këtilla për menaxhim me autostradat mund t’i reduktojnë aksidentet rrugore deri në 40 përqind.

Autoritetet e Maqedonisë në këtë moment nuk janë të obliguara nga asnjë institucion  i jashtëm për realizim të një sistemi të këtillë, por janë të obliguara ta implementojë për shkak të shoferëve të cilët gjatë dimrit rregullisht hasin në rrugë të pa pastruara pa asnjë informatë për atë dhe për shkak të atyre qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë apo kanë qenë të lënduar në aksident rrugor pa fajin e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.