fbpx

RMV, institucionet tregojnë numra të ndryshëm të punonjësve në sektorin publik (Infografik)

-

Numri zyrtar i të punësuarve në sektorin privat, në vend, është mjaft e lehtë të merret, por jo edhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Formalisht, Ministria e shoqërisë së informacionit dhe administratës mban një Regjistër shtetëror të punonjësve në sektorin publik, por aty nuk përfshihen deputetët, ministrat, zëvendësministrat, kryetarët e komunave, këshilltarët komunalë, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve shtetërore, drejtorët, gjyqtarët, prokurorët publikë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur. ose persona të emëruar, transmeton Meta.mk.

Arsyeja qëndron në nenin 2 paragrafi 3 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, i cili e parashikon këtë përjashtim.

“Funksionarët, përkatësisht personat të cilët kanë marrë mandat për të kryer funksion në zgjedhjet presidenciale, parlamentare ose lokale, personat të cilët kanë marrë mandat të kryejnë funksione në pushtetin në ekzekutiv ose gjyqësor me zgjedhje ose emërim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ose nga organet e pushtetit vendor, si dhe persona tjerë, të cilët në përputhje me ligjin zgjidhen ose emërohen në ndonjë funksion nga bartësit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor, në kuptimin e këtij ligji, nuk do të konsiderohen si punonjës në sektorin publik”.

Ky përjashtimi është theksuar edhe në Raportin e fundit vjetor për regjistrin e punonjësve në sektorin publik:

“Për këto arsye, të dhënat e paraqitura në Raportin më poshtë nuk përmbajnë të dhëna për deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, kryetarë dhe anëtarë të komiteteve shtetërore, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë publik dhe persona të tjerë të zgjedhur ose të emëruar”, thuhet në raport.

Me këtë kufizim, në Regjistri në vitin 2018 janë evidentuar 132.068 punonjës të sektorit publik, ose rreth 17 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Por sipas Organizatës ndërkombëtare të punës (ONP), situata është e ndryshme. Sektori publik, sipas kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, përbën rreth 23 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve, ndërsa në vitin 2017, kur u është realizuar Pasqyra e fundit e forcës së punës, në sektorin publik kanë punuar rreth 170.000 njerëz. Kjo organizatë e përcakton sektorin publik si “punonjës në sektorin qeveritar dhe punonjës në ndërmarrje në pronësi publike dhe institucione që veprojnë në nivelin e qeverisjes qendrore ose lokale”.

Të dhënat në Regjistër dallojnë nga edhe shifrat për Punonjësit sipas llojit të pronësisë të subjekteve afariste dhe sektorëve të biznesit (veprimtarisë) për vitin 2018 të Entit statistikor shtetërore. Sipas këtyre të dhënave, më shumë se 172.000 persona, ose rreth 22.7 për qind e numrit të përgjithshëm të punonjësve, punojnë në “subjekte me pronësi të tjera”, kategori që i mbulon të gjithë subjektet me pronësi jo private, përkatësisht “subjekte në pronësi shoqërore, shtetërore, të bashkuar dhe të përzier”.

Nëse merren parasysh të dhënat e ESSH-së se rreth 46.000 persona punojnë me statusin e punonjësit të papaguar familjar, numri i të punonjësve do të zvogëlohej në 712.960, dhe pjesëmarrja e sektorit publik do të rritej në 24.2 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Përjashtimi nga përfshirja e punonjësve në sektorin publik nuk është faktori i vetëm që e komplikon mirëmbajtjen e Regjistrit.

“Të dhënat që i përmban Raporti vjetor për të dhënat nga Regjistri i punonjësve në sektorin publik janë rezultat i shkëmbimit të të dhënave nga evidenca e Ministrisë së shoqërisë së informacionit dhe administratës me të dhënat nga Agjencia e punësimit të Republikës së Maqedonisë, Drejtoria e hyrave publike, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë dhe Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë”, theksohet në Raportin vjetor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.