fbpx

RMV, Fronti 21/42 kërkoi ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të rinj që janë shkaktarët e shembjes së ekosistemeve

-

“Rreth objektit ndërtimor është shkatërruar e gjithë natyra, dikur, banorët dhe njerëzit që vinin në vendbanimet e fundjavës, mund të ecnin deri te lumi, tani gjithçka është mbuluar”, thonë vendasit, raporton Meta.

Shoqata ekologjike qytetare Fronti 21/42 i bashkëngjitet Manifestit të OJQ-ve Evropiane kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja të vogla, që e kanë nënshkruar mbi 150 OJQ Evropiane. Me atë dokument i bëhet thirrje Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Parlamentit Evropian të ndalojnë mbështetjen dhe financimin e hidrocentraleve të reja.

“Qëllimi është të ruajmë lumenjtë dhe pasuria unike e jetës që ata mirëmbajnë. Aktualisht në Maqedoni janë ndërtuar 9 hidrocentrale të mëdha dhe mbi 70 të vogla që janë funksionale, por sipas koncesioneve të lëshuara ky numër do të rritet në rreth 120 hidrocentrale, një e treta e të cilave janë në zona të mbrojtura. Sondazhi nga viti 2015 i “Benkuoç” zbuloi se shumica e projekteve të financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare në zonat e mbrojtura janë në Maqedoni, ndërsa ka shkelje të dukshme të rregulloreve kombëtare, ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare”, thonë nga Fronti 21/42.

Ata shtojnë se në 10 vitet e fundit shteti ka ndarë 72 milionë euro për hidrocentrale të vogla, biznes që drejtohet nga një numër i vogël i ndërmarrjeve që bëjnë miliona, dhe koncesionet shpesh janë përplot me shkelje ligjore. Në NP Mavrovo planet për hidrocentrale të vogla vazhdojnë pavarësisht rekomandimeve të Konventës së Bernës të vitit 2017.

Gjatë shënimit të Ditës botërore të migrimit të peshqve, Fronti 21/42, së bashku me organizata të tilla si WWF – Fondi botëror për natyrën, Rrjeti aksionar për klimën në Evropë dhe BirdLife – po alarmon për dëmet e shkaktuara nga ndërtimi i hidrocentraleve të reja në Evropë.

“Pikërisht në kontinentin Evropian jemi dëshmitarë të shkatërrimit më të madh të lumenjve duke shkaktuar fragmentim të lumenjve, me çka rrezikohen ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe në të njëjtën kohë nuk jepet ndonjë kontribut i rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike”, thonë nga Fronti 21/42.

Ata kujtojnë se në Evropë popullsia e peshqve të ujërave të ëmbla që migrojnë është ulur me 93 për qind, nga 1970 deri më sot, dhe projektet e hidroenergjetike janë fajtori më i madh për kolapsin e ekosistemeve. Megjithatë, aktualisht ka mbi 5.500 projekte të reja që janë në proces të planifikimit ose ndërtimit dhe Ballkani është në rrezik të planeve për të ndërtuar më shumë se 2.700 hidrocentrale. Hidrocentralet Grinfild po ndërtohen me një ritëm të përshpejtuar, shpesh përmes ndihmës financiare publike.

“Kërkojmë që këto fonde të ri dedikohen për modernizim, transformim ekologjik të centraleve ekzistuese, heqjen e digave të vjetruara, si dhe kalimin në OIE. Besojmë se projektet e reja hidroenergjitike nuk duhet të subvencionohen nga shteti, as të financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (EIB, EBRD, Banka Botërore),” tha Fronti 21/42.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.