RMV, edukimi mediatik do të vendoset në vitin e ardhshëm akademik 2021-2022

-

Edukimi mediatik është vetëm një pjesë e konceptit të ri për arsimin fillor e cila duhet të filloje të implementohet në vitin akademik 2021/2022. Nuk do të ketë shkollë fillore suksesive, do të ketë ndryshime në programin mësimor në materialet nga klasa e 1 deri të 9. Kjo është një agjendë ambicioze, mirëpo mendoj se mund të arrihet. Këtë e tha sot ministrja e arsimit dhe shkencës, Mila Carovska, e cila mori pjesë në tryezën e organizuar përmes internetit nga Instituti për medie dhe Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuale me temë “Nevoja dhe mundësitë për kyçje të edukimit mediatik në arsimin formal të Maqedonisë së Veriut”, njofton Meta.mk.

“Jam e bindur dhe mendoj se edukimi mediatik nuk duhet të jetë lëndë e veçantë. Nevojiten më pak lëndë me më shumë përmbajtje, jo më shumë lëndë për shkak se fëmijët tonë nuk mësojnë të kenë mendim kritik dhe gjykojnë dhe gjithë kjo duhet të vendoset në të gjitha lëndët. Në përgjithësi do të vendosen rreth 5 kapituj, të tjerat do të jenë zgjedhore, tema shtesë të cilat do të jenë drejtpërdrejtë të ndërlidhura me lëndët që do ti mësojnë nga klasa e 1 në të 9” tha Carovska, duke shtuar se do të ketë trajnime shtesë për mësuesit në lidhje me programin e ri akademik.

Ashtu siç tha ajo, koncepti i ri për mësim fillor do të publikohet dhe do të ketë debat publik para se të vendoset për atë, si dhe për planin mësimor, përmbajtjen e programit që të mund të gjithë të kyçen me komentet e tyre.

Drejtoresha e Institutit Maqedonas për MedieBiljana Petkovska, e cila u pajtua me ministren, tha se edukimi mediaitk nuk duhet të jetë një lëndë mirëpo mënyrë e mësimit në të gjitha lëndët. Ajo gjithashtu shtoi se kjo është një sfidë e madhe, mirëpo beson se ekzistojnë angazhime serioze, vëmendje, entuziazëm dhe mjete, arritja do të jetë e patjetërsueshme.

“Vërtetë më vjen mirë që pas më shumë se 10 vitesh që kanë zgjatur përpjekjet e IMM për vendosjen e edukimit mediatik në arsimin formal, më në fund vitin e kaluar së bashku me Qeverinë dhe me koalicionin e formuar nga organizatat joqeveritare dhe fakultetet e gazetarisë, servisin publik MRT dhe me përkrahje të Bashkimit Evropian të gjithë së bashku arritëm që të afrojmë këtë proces. Ndjehem e kënaqur që nevoja për edukim mediatik në arsimin formal është e njohur nga të gjitha institucionet kryesore në vend, si Qeveria, MASH si dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit” tha Petkovska.

Ajo tha se sektori civil ka qenë dhe vazhdon të jetë promotori kryesor i vendosjes së këtij koncepti në sfera të ndryshme shoqërore, ndërsa puna e vazhdueshme e këtij sektori në këtë fushë konfirmon se ekziston një nevojë për intervenimi dhe aktiviteti të cilat do të jenë të përkushtuara edhe nga arsimi formal si dhe ai jo-formal.

“Edukimi mediatik konsiderohet si edukim funksional i shekullit 21 dhe do të thoja se është aftësimi kryesor jetësor pa të cilën shumë vështire mund të mbijetohet, të funksionohet dhe të përparohet në këtë rreth digjital. Vetë termi përfshin një fushë të gjerë dhe dinamike e cila nën ndikimin e zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së komunikimit vazhdimisht evoluon dhe përmirësohet” tha Petkovska.

Të pranishmit në këtë ngjarje dhe ata të cilët diskutuan u pajtuan se është e nevojshme të formohet kuadër i cili do të jetë përçues i diturisë për edukim mediatik, sidomos në kohën e epidemisë së dezinformatave.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...