Ristovska: Ende nuk kemi përgjigje se si Ivanov ka mësuar për lëndët sekrete të PSP

-

Procedurat do të vazhdojnë. Të gjitha aktivitetet që do t’i ndërmarrim do t’i publikojmë. Hetimet nuk janë ndërprerë, deri në këtë moment edhe pse kishim kërkesa nga pala mbrojtëse e të dyshuarve, hetimet të ndërpriten. Megjithatë në përputhshmëri me Nenin 304 nga Ligji për Procedurë penale nuk parashihet afat kur Prokurori mund të sjell vendim për ndërprerjen e procedurës penale dhe në këtë drejtim me qenë se kryetari i shtetit ka afat për ta tërhequr vendimin për falje do të presim. Kështu është shprehur në konferencën e sotme para gazetarëve prokurorja speciale Lençe Ristovska.

Prokurorja Ristovska ka spikatur se PSP punon dhe do të punon sipas ligjit.

“Gjithmonë kemi material voluminoz para se të dalim dhe të publikojmë çfarëdo lëndë. Ne nuk kemi qasje selektive. Dua të potencoj se të gjitha procedurat që kemi ngre dhe të gjitha lëndët që i kemi publikuar janë bazuar në përgjimet e publikuara. Pavarësisht se nga cila parti politike vinë, nuk kemi qasje selektive ndaj të dyshuarve”, potencoi prokurorja Ristovska.

Prokurorja gjithashtu përmendi se ata ende e presin përgjigjen, nga presidenti Ivanov, në lidhje me atë se prej ku i ka marrë emrat e personave të falur, që janë nën hetime nga PSP-ja. Ristovska tha se dy kërkesa deri më tani janë dërguar në adresë të presidentit, njëra më 15.04.2016 dhe tjetra më 09.05.2016, ndërkaq Ivanov ende nuk ka dhënë përgjigje.