“Nga përfaqësuesit e partive politike dhe nga përfaqësuesit e BE-së, kërkuam depolitizim të plotë të KSZH, me atë që partitë nuk do të propozojnë, të paktën publikisht, kandidatë të tyre. Gjithashtu kërkuam përforcimin e kapaciteteve të KSZH, të paktën me tre profesionist, persona profesionist, më mirë do të ishte të kishin qenë gjykatës. Nëse KSZH-së i jepen autorizime më të mëdha, atëherë duhet të përforcohen kuadrot e saj”.
Këtë për “Meta” deklaroi kryetari i Komisionit zgjedhor shtetërorë, Nikola Rilkoski, i cili dje, bashkë me përbërjen e plotë të KSZH-së, ishte pjesë e takimit të grupeve të punës të partive më të mëdha për zbatimin e Marrëveshjes së Przhinos.
“Nga ana jonë, ngritëm katër çështje. Së pari rreth KSZH-së, përbërjen dhe mandatin e saj. Më pas, për votimin e Diasporës, mënyrën e veprimit me ankesat si dhe për listën zgjedhore. Synimet tona janë përmirësimi i punës dhe efikasitetit të KSZH-së” deklaroi për “Meta” kryetari i këtij komisioni, Rilkoski.