fbpx

Rezultatet e shtetit për in- vitron priten edhe nga 13 muaj!

-

Gratë që i nënshtrohen pllenim artificial të mbuluar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ankohen se kalojnë në shumë vështirësi derisa grumbullojnë dokumentacionin e nevojshëm. Ato thonë se ndonjëherë u duhen muaj të tërë për ndonjë analizë.

Prej tetë vjetësh përpiqem të bëhem prind. Deri në kryerjen e procedurës in-vitro vetë, është çështje kur, ku dhe a do të bëhet, pro pllenimi nëpërmjet Fondit  paraqet problem në vend. Nuk ka asnjë analizë të nevojshme dhe ato përsëriten disa herë, nuk ju kalon dita pa ndërlikime. Kjo mund të zgjas deri një vit, sic ndodhi me Imunobiologjinë dhe Gjenetikën humane, rezultate te të cilave duhet të priten 13 muaj, për arsye se nuk ka reagensë. Gjëja e vetme është se na paguan menjëherë 9.000 denarë – thotë pacientja nga Shkupi e cila ka dërguar shkresë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe akoma nuk ka përgjigje.

Ajo thotë se për mbledhje të dokumenteve, së paku duhen dy muaj. Deri tani ka bërë dy, për procedurën e intervenime të domosdoshme kirurgjikale, dhjetëra kontrolle të ndryshme, katër inseminime dhe dy  pllenime in-vitro.

Vetëm për ilustrim do t’ju tregoj se edhe kur do të marr udhëzim, Klinika nuk ka reagensa. Pas disa ditësh sërish udhëzim i ri, vrapoj në klinikë për të cilën prej të tjerë do ta mësoj se ka reagensa. E gjithë kjo të lodh aq shumë, sepse im shoq ka obligime, të shkojë të bëjë analiza dhe tek mjeku amë, më pas të vrapoj pas klinikave ku ka reagensa. Pra duhet të presin te mjeku amë, së paku dy orë dhe të vraponi në klinikë, dhe atje të humbni një ditë të tërë dhe kështu me muaj të tëra, vetëm për disa dokumente- thotë ajo.

Dhe në fund kur do t’i keni të gjitha dokumentet dikush nga Fondi duhet t’i vulos. Suzana shpjegon se me bashkëshortin e saj me ditë të tëra vrapojnë nëpër klinika të ndryshme dhe kërkojnë që përfundimisht kjo procedurë të zgjidhet në mënyrë tjetër.

Mënyra më e mirë për zgjidhje të kësaj situate është sistemi njësportel, Të ketë një mjek i cili do t’i bëjë ose t’i drejtojë për të gjitha analizat  ku duhet. Reagoj sepse kjo për mua është shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme. U lodha duke vrapuar gjithandej vetëm e vetëm se dua të bëhem prind- thotë ajo.

Prej vitit 2008, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mundësoi pllenim in- vitro  falas për fëmijën  parë, kurse prej vitit 2014 kjo mundësi jepet edhe për fëmijën e dytë.

Nga Ministria e Shëndetësisë edhe pas pesë ditësh pritje nuk kemi përgjigje për pyetjen se a janë të mundshme ndryshimet e  procedurave për të kursyer më shumë kohë në grumbullimin e dokumenteve për in-vitro.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.