fbpx

Rexhepi: Është i mundur prolongim i shkurtë i afatit për ndërtimin e gazsjellësit

-

Përfshirja e GA-MA në Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM), pasi qeveria të bëhet pronari i plotë dhe i vetëm i kësaj kompanie për transmetim të gazit natyror, do të thotë përshpejtim të procesit të gazifikimit, tarifë të vetme dhe më të lirë, efikasitet dhe efektivitet, thotë për “Meta”njeriu i parë i REM, Bajram Rexhepi, njofton META.

Megjithatë, sipas tij, ky është kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm që gazi të arrijë tek familjet dhe industria.

“Për të arritur gazi i lirë deri te çdo familje, duhet të krijohen disa parakushte, për të pas diversifikim të burimeve të furnizimit, ndërtim të shpejtë dhe efikas të rrjetit të shpërndarjes, subvencionimi i instalimeve të brendshme dhe disa parakushte të tjera. Duke u bazuar në studimin për ndërtimin dhe zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes dhe duke i parë praktikat më të mira evropiane, Qeveria tashmë ka vendosur të ndërtojë rrjetin e shpërndarjes me partneritet publik-privat. Por, sigurisht që komunat mund të ndihmojnë nëse bëjnë projekte të mira dhe të qëndrueshme, veçanërisht kur e dimë se procesi i marrjes së lejes për ndërtim është kompleks dhe i gjatë”, thotë Rexhepi.

Ai vlerëson se ka pasur përparim jashtëzakonisht të mirë në ndërtimin e sistemit të tubacioneve të transmetimit, por se do të ketë prolongim të shkurtë të afateve.

“Procedura për zgjidhjen e të drejtave juridiko-pronësore kanë filluar tepër vonë. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore për prolongim të shkurtë  të afateve. Por, atë do ta vlerësojmë kah fundi i vitit”, shton Rexhepi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.