fbpx

“Revolucioni laraman” do të kërkoj departizimin e RTVM-së

-

Nisma civile “Protestoj” sot do të mbaj protestë ku në fokus do të jetë puna dhe informimi i servisit publik TVM.

“Vetëm qytetarë/e të informuar mund të marrin vendime të informuara. Detyrë e TVM-së si servis publik është që të informoj në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Së bashku me mediat private të regjimit, RTVM merr pjesë në demonizimin e kritikës dhe tërësisht është e fokusuar ndaj regjimit të korruptuar të VMRO DPMNE dhe BDI”.

Në njoftim thuhet se si zakonisht protesta do të filloj më orën 18 para godinës së PSP dhe prej atje do të marshojnë drejt RTVM-së.

“Do të marshojmë për t’i porositur se ata janë servisi jonë dhe se detyra e tyre është që të punojnë në mënyrë profesionale e jo partiake. Nuk ka drejtësi- nuk ka qetësi” thuhet në njoftim.

Për sot protesta janë paralajmëruar edhe në Kërçovë, Koçani, Manastir dhe Strumicë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.