fbpx

Recetë për hotel të ri në Ohër: Ndiz pyllin, prej drunjtë dhe godit me eskavator

-

Nga nisma civile “Ohrid SOS” reagojnë ndaj ndërtimit të objektit të madh në një prej lokaliteteve më tërheqëse në bregun e Ohrit. Gjendet menjëherë afër hotelit “Ineks”, menjëherë nën vilën e MPB-së, ku do të ndërtohet hotel i brendit “Small Luxury Hotels”.

 

Sipas njoftimeve, objekti do të shtrihet në sipërfaqe prej 7000 m/katrorë. Parashihen të ndërtohen 50 dhoma, 120 karrige ndërsa i tërë investimi pritet të kap shifrën prej 12 milion eurove.

Bëhet fjalë për zinxhir hotelesh në botë me mbi 500 objekte në gjithë kontinentet.

Në hapësirën e njëjtë, më 24 korrik të vitit 2011 kishte zjarr, por kjo deri më sot ngeli vetëm mister.

Pikërisht në pjesën ku parashihet  të ndërtohet, u dogjën drunj pishe dhe dëllinje me sipërfaqe prej mbi 500 m/katror.

Nga nisma civile “Ohrid SOS” tregojnë se çmendura e quajtur “prishja e natyrës së Ohrit” nuk ka të ndalur. Ata thonë se natyra sërish është gjunjëzuar para eskavatorëve dhe se kjo që po ndodh me të vërtetë është alarmuese.

“Projektet e planifikuar me siguri do të thonë humbje të mbrojtjes nga UNESKO që Ohri dhe liqeni e kanë që prej vitit 1980. Po përpiqemi problemin ta zgjidhim përmes rrugës institucionale, por lufta është e gjatë dhe e pasigurt. Për këtë, kërkojmë mbështetje nga të gjithë qytetarët e R. së Maqedonisë dhe më gjerë. Bashkohuni në luftën tonë për shpëtimin e Liqenit të Ohrit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.