fbpx

Reporterët pa Kufij: 387 gazetarë prapa grilave deri në fund të vitit 2020

-

Numri i gazetarëve të burgosur është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, raportuan Reporterët pa Kufij. Në fund të vitit 2020, 387 gazetarë janë në burg në të gjithë botën, që është vetëm 2 më pak se në periudhën 12 muaj më parë. Madje 61 prej tyre janë prapa grilave në një nga pesë vendet e mëposhtme: Kina, Egjipti, Arabia Saudite, Vietnami dhe Siria, theksojnë nga “Reporterët pa kufij” në njoftimin e botuar për Raportin e tyre në këtë temë, raporton Meta.

Numri i gazetareve në burg është rritur me 35% këtë vit, nga 31 vitin e kaluar në 42 në fund të vitit 2020. Madje katër nga rastet e reja të gazetareve të burgosura këtë vit kanë ndodhur në Bjellorusi.

Gjatë tre muajve të parë të përhapjes së pandemisë Covid-19 në të gjithë botën, pati një rritje të arrestimeve arbitrare të gazetarëve. Deri në 35% të shkeljeve të lirisë së shtypit bien në pikën “arrestime arbitrare”, duke filluar nga shkurti deri në fund të nëntorit 2020. “Reporterët pa kufij” thonë se në shumicën e arrestimeve arbitrare, gazetarët janë mbajtur prapa grilave disa orë, ndërsa 14 gazetarë të arrestuar për mbulimin e pandemisë u mbajtën në burgje deri në fund të vitit.

Shqetësojnë edhe të dhënat për numrin e gazetarëve që aktualisht janë duke u mbajtur peng në të gjithë botën janë gjithashtu. Të paktën 54 gazetarë po mbahen peng në fund të vitit 2020 në Siri, Irak dhe Jemen.

“Reporterët pa kufij” do të publikojnë Raportin e plotë vjetor mbi numrin e gazetarëve të vrarë në 2020 në 29 Dhjetor.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.