Ministrja e punës dhe politikës sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski njoftoi se do të ngrit padi penale për punë të papërgjegjshme të ish ministrit të këtij dikasteri, Dime Spasov. Remenski akuzon zëvendësin e saj se edhe pse pa pasur obligim, nuk ka marrë vendim lidhur me mbi 1400 qytetarë, shfrytëzues të asistencës sociale.

“Spasov të drejtën ligjore që të merr vendim lidhur me ankesat ia ka bartur një personit i cili ka qenë në provë në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, që fare me ligj nuk ka të drejtë të merr pjesë në zgjidhjen e lëndëve me procedurë administrative” tha Remenski.

Përveç Spasov, Remenski do ta padit edhe ish deputeten Suzana Andonova, nëpunëse në provë në këtë ministri që ka vendosur lidhur me ankesat.