“Skandaloze dhe politike është vendimi i gjykatës” është qëndrimi i shoqatave të gazetarëve dhe të gazetarëve në përgjithësi pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata e Apelit me të cilën gazetari Tomisllav Kezharovski është gjykuar me dënim prej dy vitesh vuajtjeje burg për rastin “Likuidimi”, ku ishte i akuzuar se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur. Nesër në ora 11 është caktuar tubim i gazetarëve pra gjykatës së Apelit ku do të shprehet revolta nga vendimi i gjykatës. “Qëllimi është i qartë, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shkeljen e të drejtave të njeriut i cili për rastin është gazetarë, por shkelja e të drejtave dhe lirisë e gjithë qytetarëve si dhe gazetarisë si profesion. Dyshoj se bëhet fjalë për vendim gjyqor, por për vendim politik sjell nga qeveria e Gruevskit, të cilën gjykata vetëm se e aplikon. Nëse dikush mendon se në vend vepron drejtësia, se ekziston ndarja e pushteteve në ligjdhënës, gjyqësorë dhe ekzekutiv, vetëm do përgënjeshtrohet, sepse në këtë shtet ekziston vetëm pushteti i Gruevskit e cila i ka uzurpuar institucionet, deklaroi për “Meta” Kryetari i ShGM-së Naser Selmani. Ai shtoi se kjo nuk është betejë vetëm për Kezharoskin, por betejë për të gjithë gazetarët, prandaj nesër më ora 11 do të ketë tubim para gjykatës së Apelit ku do të manifestohet revolt nga vendimi i gjykatës. Zoran Dimitrovski gazetarë dhe anëtarë i “Këshillit për lirimin e Kezharovskit” si qëndrim personal, deklaroi se bëhet fjalë për një vendim politik, dhe se kjo është alibi për paraburgimin që iu përcaktua Kezharovskit. “Kjo është skandaloze dhe vendim i porositur politik. I gjithë opinioni si dhe gazetarët prisnin vendim për lirimin, sepse nuk ka asnjë provë për akuzën me të cilën ngarkohet Kezharovski. I qartë është vendimi si alibi për tu mbuluar paraburgimi të cilin ia kishin caktuar. Mundem tu apeloj veçse atyre që kishin porositur vendimin e këtillë, sepse ashtu siça kanë gjykuar, ashtu dhe atyre do tu gjykohet, – thotë Dimitrovski. Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve në Mediume Tamara Çaushidis, thotë se asgjë tjetër veç vendimit për lirim nuk është i pranueshëm për bashkësinë e gazetarëve. “Gazetarë është burgosur, paraburgosur dhe gjykuar sepse ka shkruar tekst ku sqarohet manipulimi me institucionin “dëshmitarë i mbrojtur” , i cili dhe vet e vërtetoi atë. Pa marr parasysh që është zvogëluar dënimi, mbetet fakti se në Maqedoni është dënuar një gazetarë sepse e ka shkruar të vërtetën, – tha Çaushidis. Mbi vendimit të Apelit reaguan dhe opozitarët e LSDM –ës, nga ku thuhet se edhe njëherë është bërë shkelje e të drejtave të njeriut dhe goditje ndaj te drejtës së garantuar me kushtetutë të lirisë së shprehjes. “Shqiptimi i vendimeve të këtilla gjyqësore kundër gazetarëve sidomos kur behet fjalë për prova dhe dëshmitarë të dyshimtë i bëjnë dëm dhe pasoja serioze lirisë së të shprehurit dhe plotësisht e keqësojnë fotografinë për Republikën e Maqedonisë nga se për këtë shkak dhe u gjend në shumë agjenda të agjencive botërore në raportet e tyre gjatë pushtetit të Nikolla Gruevskit”, thuhet në deklaratën e LSDM –ës.
Sot nga Lidhja Demokratike informuan se do të nxisin procedurë për formimin e Komisionit Anketues në Kuvend për rastin Kezhrovski, sepse konsiderojnë se akuza bazohet në prova të siguruara me anë të shkeljes së ligjeve dhe në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale.